PS kërkon shkarkimin e kreut të KQZ – Klement Zguri pjesë e...

PS kërkon shkarkimin e kreut të KQZ – Klement Zguri pjesë e paktit Rama-Basha

243
0
Shares

Partia Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri.
Kërkesa është bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në Facebook. Kjo kërkesë vjen pas debatit të javës së shkuar, ku PS kërkoi shkarkimin e kreut të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj. Sipas Partisë Socialiste, Kapllanaj është i dënuar në Itali dhe duhet që të shkarkoje, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga opozita që ka shumicën në KQZ.
Kreu i KQZ, Klement Zguri është pjesë pa paktit Rama-Basha dhe është një emër që është propozuar nga opozita.
“Jemi në kushtet kur është mëse e qartë se Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka kryer shkelje të rënda të ligjit dhe përmes veprimeve e mosveprimeve të tij i shtyu sa mundi jetën politike një të zgjedhuri lokal me rekorde të rënda kriminale, vetëm e vetëm sepse është i të njëjtit krah politik me të dhe i ndikuar nga urdhërat politike. Shembull konkret dhe i patolerueshëm i njëanshmërisë së verbër politike dhe mungesës së profesionalizmit”, shkruan ndër të tjera Taulant Balla në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY