Gruaja humbet çantën, nxjerr njoftim: 30 000 euro kush ma sjell

Gruaja humbet çantën, nxjerr njoftim: 30 000 euro kush ma sjell

197
0
Shares

Pronarja e një çante të prodhuar në Itali, të cilën e kishte humbur, nxori në gazetën më të shitur gjermane “Bild” njoftimin se për gjetjen e saj do të paguante 30 000 euro (35 000 dollarë).
Në njoftimin e personit anonim në gazetën “Bild” thuhej se pronari kërkonte çantën kamosh ngjyrë gri të markës “Brioni” përfshirë gjithçka që gjendej brenda saj.
Njoftimi nuk thoshte se çfarë përmbante çanta, që ishte humbur gjatë një dreke në një restorant sushi në stacionin qendror të Berlinit, më 4 nëntor.
Me humbësin e çantës do të kontaktohet vetëm me e-mail. Një raport i pakonfirmuar nga gazeta gjermane “Der Spiegel” thoshte se pronar i çantës ishte një zonjë mbi të 50-tat, e cila kërkonte anonimatin.
Ky njoftim shtonte se në çantë ishin arturina dhe dokumente të rëndësishme, ndërkohë që ajo nuk është dorëzuar ende.
Një njoftim që zë gjithë faqen e gazetës “Bild” kushton 23 866 euro. Policia gjermane thotë se nuk ka ende njoftime për fatin e kësaj çante.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY