AKUZA/ Librat falas të Ramës, Boçi: Jo si në Francë, por si...

AKUZA/ Librat falas të Ramës, Boçi: Jo si në Francë, por si në varfërinë tonë në komunizëm

237
0
Shares

Kryeministri Edi Rama premtoi sot nga Dibra se librat për nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën do të jepen falas që nga viti i ardhshëm sipas një modeli francez, me kushtin që të dorëzohen sërish në fund të vitit. Por ky model që kryeministri e shiti si të huaj është kritikuar nga deputeti i PD, Luçiano Boçi, i cili thotë se është i huazuar nga komunizmi kur Shqipëria gjendje në kushte mjerane. Sipas Boçit ky model nuk i përafrohet nismës së PD-së që “shpenzimet për tekstet shkollore dhe ato ndihmëse të nxënësve në arsimin publik, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, te mbulohen plotësisht nga Buxheti i Shtetit”.
Postimi i Luçiano Boçit:
“Ky Kryeministër, ndryshe flet, ndryshe shkruan, ndryshe vulos! Pasi fëmijët i blenë librat për këtë vit me lekë në dorë më shumë se vjet – në Buxhet, Ministria e Arsimit shkruan se projekti për librat falas është pilot – në Dibër, Kryeministri thotë se do të aplikohet për nxënësit nga klasa 1 deri 4. (Akoma nuk e ka mësuar se cikli fillor është edhe me klasën e 5-të), pra vitin tjetër. Madje dhe me një kusht “francez”: Do të dorëzojnë librat e vitit pararendës që këto t’i kalojnë falas brezit që vjen. Po pse shkoi kaq larg, deri në Francë ky?! Apo ka kujtime? Kemi përvojën tonë ne, sepse drejt kësaj po shkojmë me thënë të drejtën: Para vitit ‘90 fillimi i vitit me libra të përdorur ishte fenomen endemik për shkak të varfërisë, megjithëse të gjithë fëmijët “digjeshin” nga dëshira për atë magjinë që të transmeton libri i ri.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY