KE fut Shqipërinë në listën “e zezë” të pastrimit të parave: Ja...

KE fut Shqipërinë në listën “e zezë” të pastrimit të parave: Ja dy rrugët kryesore të këtij procesi

284
0
Shares

Një raport i Këshillit të Europës mbi krimin ekonomik dhe pastrimin e parave hedh dritë mbi rrugët që përdorin organizatat kriminale dhe zyrtarët e korruptuar në Shqipëri për të pastruar paratë e pista.
Raporti, që i referohet periudhës 2016 – 2017, thotë se kanalet e pastrimit të parave përfshijnë si sistemin financiar, ashtu dhe investimet në ekonominë formale.
Sipas tij, në sistemin financiar dy janë rrugët kryesore, transaksionet brenda sistemit dhe hapja e llogarive bankare në emër të personave të afërm të familjes, ose rrethit shoqëror.
Por organizatat kriminale përdorin edhe investimet në ekonomi.
Sipas Këshillit të Europës, një pjesë e parave pastrohen duke bërë blerje të bizneseve të ligjshme, ose duke hyrë në partneritet me to.
Paralelisht blerja e pasurive të patundshme si trojet, apartamentet, hotelet dhe stacionet e karburanteve janë po ashtu metoda gjerësisht të përdorura, siç është edhe ajo e blerjes së mallrave të luksit.
Sipas raportit, në Shqipëri nuk pastrohen vetëm paratë që burojnë nga aktivitetet e jashtëligjshme brenda vendit, por edhe ato që vijnë nga jashtë kufijve.
Kjo lehtësohet nga ekonomia e gjerë informale, si dhe lehtësia për të transportuar paratë kesh në kufi. Në vitin 2015, Bashkimi Europian e hoqi Shqipërinë nga lista e zezë e pastrimit të parave.
Por në verën e 2017-s, Instituti i Bazelit e riktheu Shqipërinë në listën problematike të 15 vendeve me rrezikun më të lartë për pastrim parash, ndërkohë që Këshilli i Europës vëren se edhe pse hetimet për pastrim parash nga autoritetet vendase janë rritur, dënimet dhe sekuestrimi i aseteve të krimit janë të pakta. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY