Nishani: Ja pse hetimi për drogën duhet të përfshijë edhe Ramën

Nishani: Ja pse hetimi për drogën duhet të përfshijë edhe Ramën

173
0
Shares

Ish-Presidenti Bujar Nishani deklaroi në emisionin Fakt në syri.net se siguria kombëtare është rrezikuar dhe ishte kjo arsyeja pse mblodha Këshillin e Sigurisë Kombëtare në vitin 2016.
“Kam pasur këtë shqetësim, ndaj edhe e mblodha këtë Këshill në atë kohë”, tha Nishani.
Në vijim ai shtoi se kjo mbledhje e Këshillit të Sigurisë i shërben hetimit të nisur nga prokuroria ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, por është prokuroria ajo që përcakton.
“Prokuroria duhet të hetojë çdo institucion që ka pasur detyrimin kushtetues dhe ligjor për të moslejuar krijimin e një situate të tillë, e cila çoi në cenimin e sigurisë kombëtare. Këtu përfshij të gjitha institucionet nga Presidenti, Kryeministri dhe çdo drejtues tjetër të institucioneve”, tha Nishani.
Në vijim, ish-Presidenti i cilësoi përgjimet e antimafias italiane si prova të forta në lidhje me trafikun e drogës.
“Lufta kundër krimit të organizuar nuk i përket vetëm institucioneve, por dhe opinionit publik. Krimi sot ka hyrë në politikë, në shtet, në ekonomi si dhe tek familjet shqiptare”, theksoi Nishani.
Në vijim ai u ndal edhe në padinë e ngritur nga KLD kundër Tahirit, e cila u pushua më pas nga institucionet e drejtësisë.
“Padia ndaj Tahirit ka qenë nga KLD kundër Tahirit, pasi po u bënte presione gjyqtarëve me përgjime të paligjshme. Ajo që u provua ishte se një pajisje përgjuese është futur , është përdorur dhe është larguar në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria”, tha Nishani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY