Zhdukja e avokatit në traget, flet vëllai: Ja telefonata e fundit me...

Zhdukja e avokatit në traget, flet vëllai: Ja telefonata e fundit me atë

250
0
Shares

Avokati Besnik Muço i denoncuar nga bashkëshortja se ka humbur gjurmët që prej datës 2 nëntor të këtij viti rezulton të jetë nisur nga porti i Durrësit. Po ashtu vëllai i Muços ka bërë denoncimin në Policinë e Durrësit. Ai ka deklaruar se telefoni i tij rezulton i fikur.
“Kam folur me të paka para se të nisej trageti drejt Italisë”, tha vëllai i avokatit.
Avokati rezulton të ketë kryer check-in dhe të jetë imbarkuar në tragetin e linjës Durrës-Bari. Por nuk ka informacion nëse ka zbritur në Bari apo jo.
Po ashtu burimet thonë se do të verifikohen kamerat e tragetit për të parë lëvizjet e personit të zhdukur, si dhe do kërkohet nga autotitetet shqiptare te homologët e tyre kufitarë italianë nëse ka zbritur ose jo në portin e Barit.
Nga ky moment mësohet se policia dhe prokuroria e Durresit nisin zyrtarisht hetimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY