Tremujori i tretë 2017, çmimet e banesave vijuan rënien, u ulën edhe...

Tremujori i tretë 2017, çmimet e banesave vijuan rënien, u ulën edhe qiratë

154
0
Shares

Banka e Shqipërisë ka konfirmuar atë që kishte paralajmëruar më herët, mbi rënien e çmimit të banesave në treg, një tendencë kjo e shfaqur në pjesën e parë të vitit por e lakuar edhe nga ndërtuesit. Gjithsesi ritmi i rënies ka qenë më i ulët sesa periudha janar-qershor 2017.
Raporti i Politikës Monetare për tremujorin e tretë të këtij viti nënvizon se rënia vjetore e indeksit të çmimit të banesave ishte 2.8% krahasuar me 5.9% dhe 11.5% në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit.
Tremujori i tretë i vitit ka shënuar një pikë kthese për indeksin tjetër që lidhet me qiratë e banesave. Ky i fundit ka qenë në rritje për katër tremujorë rresht por që për korrik-shtator ka regjistruar rënie me 5.3 për qind. Tendenca e rënies që qirave duket se lidhet me një ofertë të bollshme në treg. Tradicionalisht ka një pritshmëri për çmime më të kripura sidomos në shtator për shkak të studentëve të cilët nisin vitin shkollor në tetor.
Banka Qendrore nënvizon se zhvillimet më të fundit në çmimet e tregut të banesave e kanë afruar raportin e çmimeve ndaj qirasë me mesataren afatgjatë të dhjetë viteve të fundit.
Aktualisht, çmimet e apartamenteve brenda Unazës në Tiranë variojnë nga 1000-2000 euro për metër katror, por ka dhe disa zona elitare si tek Televizioni Shqiptar, ku çmimi i apartamenteve ka arritur në 3,000 euro për metër katror. Kryeqyteti shqiptar ka shumë të lirë periferinë, me rreth 500 euro për metër katror, ndonëse kanë shënuar një rritje prej 15-20% së fundmi.

Tirana, ndër më të shtrenjtat për të blerë një apartament
Luhatjet në indeksin e çmimit të banesave që ndryshojnë herë pas here, nuk ndryshojnë dot faktin se Shqipëria mbetet ndër vendet ku përballimi i blerjes së një apartamenti matur me fuqinë blerëse është i vështirë duke renditur Tiranën në vendin e 241 nga 267 qytete, apo e katërta më e shtrenjtë në Europë.
Të dhënat bëhen të ditur nga Numbeo, që rendit 267 qytete në botë, sipas raportit të çmimit mbi të ardhurat, që është treguesi më i mirë për të matur përballueshmërinë për blerjen e një apartamenti (sa më i ulët ky indeks, aq më mirë është).
Ndonëse në vlerë absolute, një apartament mesatar në Tiranë kushton 70 apo 100 mijë euro, duke pasur parasysh të ardhurat e ulëta, duhet një kohë shumë e gjatë për t’u bërë pronar i tij, në krahasim me një apartament në Vjenë, Paris, Nju Jork, Milano, Firence, Lisbonë, Barcelonë, Stamboll, Gjeneve etj.
Në Tiranë, sipas këtij indeksi, duhen 18.3 vite të ardhura për të blerë një apartament, ndërsa në Paris, një familjeje i duhen 16.4 vite, në Vjenë 12.9 vite. Në Nju Jork duhen 10 vite, në Zyrih 10.1, në Milano 17.8 vite. Në Barcelonë mjaftojnë 13.1 vite.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY