Greqi, shqiptarja denoncon përdhunimin prej 7 vjetësh nga xhaxhai

Greqi, shqiptarja denoncon përdhunimin prej 7 vjetësh nga xhaxhai

236
0
Shares

Një vajzë shqiptare banuese në Chalkida të Greqisë, ka denoncuar në polici xhaxhanë e vet për përdhunim.
Mediat greke kanë raportuar se vajza 17-vjeçare ka thënë se xhaxhai e ka përdhunuar për 7 vite , ndërsa në vitin 2016 e mitura ka tentuar të vrasë edhe veten.
Në dosjen hetimore thuhet se vajza është përdhunuar nga xhaxhai u vet në shtëpinë e tij dhe në shtëpinë ku jetonte vajza. Mediat greke nuk raportojnë identitetin e të akuzuarit.
Gjykata ndaj të akuzuarit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” një herë në muaj në polici si dhe ka ndaluar daljen nga Greqia. Gjithashtu ai është ndaluar të komunikojë me mbesën e tij, e cila e ka denoncuar për përdhunim, por ky i fundit ka mohuar akuzat në adresë të tij, transmetojnë mediat greke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY