EMRI/ Itali, shqiptari rrihte brutalisht dhe përdhunonte gruan në sy të vajzës

EMRI/ Itali, shqiptari rrihte brutalisht dhe përdhunonte gruan në sy të vajzës

194
0
Shares

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Caserta pas dhunës së vazhdueshme të ushtruar ndaj gruas së tij.
Ngjarja e rëndë raportohet nga Italia me protagonist një shqiptar.
“Il Mattino” shkruan se shqiptari, emri i të cilit është Indrit Gjini, ka mbajtur të izoluar gruan e tij në banesë për rreth një vit, e ka dhunuar fizikisht, torturuar dhe përdhunuar edhe në sy të vajzës se tyre. Ai tashmë akuzohet për dhunë në familje dhe dhunë seksuale.
Mediat italiane raportojnë se dhuna ndaj gruas nisi në fillim te 2016 deri në shkurt të 2017. Gjoni i kishte ndaluar çdo lloj kontakti me persona të tjerë gruas së tij dhe e rrihte barbarisht edhe para vajzës së tyre.
Tashmë shqiptari ndodhet në paraburgim në pritje të dënimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY