DETAJE/ Ja si i shpenzonte paratë e grabitura njëri prej komandove

DETAJE/ Ja si i shpenzonte paratë e grabitura njëri prej komandove

56
0
Shares

Prokuroria dyshon se njëri nga ish-ushtarët profesionistë, Neim Avdulaj është rekrutuar nga grupi i grabitësve duke shfrytëzuar dobësinë e tij për lojërat e fatit.
Madje, grupi i hetimit thotë se Avdulaj u kap nga forcat operacionale teksa po luante në një kazino në qytetin e Vlorës më datë 13 shkurt, sapo ai kishte fituar 600 mijë lekë.
Por ndërsa jetonte në Tiranë, gjatë kontrolleve me detektor në banesën e tij policia gjeti edhe dy tenxhere të vulosura dhe të mbushura me valutë të huaj.
Ka dyshime se në grabitjen e Rinasit, ku u rrëmbyen 3.2 milionë dollarë, Avdulaj është njëri nga personat e armatosur që kryen sulmin.
Krah i tij në këtë grabitje ka qenë edhe i shumëkërkuari Admir Murataj, 42 vjeç nga fshati Margegaj i Tropojës. Murataj në fakt, prej 2013-s është një ndër të kërkuarit nga dy shtete, pas arratisjes së bashku me 7 shqiptarë të tjerë nga burgu i Trikallasë, ndërsa rezulton i implikuar edhe në grabitjen e një banke në Larisa të Greqisë.
Policia dyshon se Murataj ka pasur rol aktiv në grup e po ashtu ka dyshime se ka rekrutuar anëtarë në bandën e tij. Ndërkohë, nga kontrollet në banesën e tij dhe të të afërmve në Vorë u gjet një kasafortë me valutë.
Enigmatik ngelet emri i të kërkuarit tjetër, Jetmir Çerpja, 35 vjeç dhe banues në Kamëz, për të cilin priten të dhëna nga shteti grek pasi ka dyshime se ka qenë i aktivizuar në ngjarje kriminale në këtë shtet.
Siç thotë grupi i hetimit, Çerpja ka rënë në kontakt me Muratajn dhe një tjetër personash të botës së krimit, Ilir Kupa në shtetin grek. Pikërisht këto të dhëna, por edhe prania e Ernest Kupës në grupin e të arrestuarve ka sjellë dyshime të tjera për hetuesit.
Sipas burimeve, Ernest Kupa dy vjet më parë ka qenë mes të dyshuarve për grabitjen në një qendër tregtare në Tiranë, prej atyre që u quajtën “banda e babagjyshave”.
Por mungesa e provave nuk e çoi në pranga kushëririn e parë të Ilir Kupës, i cili u dënua nga Krimet e Rënda së bashku me 10 persona të tjerë si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal që kishte kryer së paku 11 grabitje të dhunshme.
Këto të dhëna janë kokëforta, por grupi hetimor heziton dhe nuk ka dalë ende në një konkluzion final, nëse bëhet fjalë për një super bandë që është autore  e grabitjeve të bujshme e që përveç shumave të konsiderueshme ka brenda edhe elementë spektakolarë si vjedhja në një qendër tregtare, ashtu edhe 2 vjedhjet në rrugën kryesore në vend, që lidh kryeqytetin me aeroportin. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY