DETAJE/ Atentati në Ekuador, ja me kë ishte në makinë kosovari

DETAJE/ Atentati në Ekuador, ja me kë ishte në makinë kosovari

421
0
Shares

Atentati i ndodhur orët e vona të së martës ndaj kosovarit Remzi Azemi, në Guayaquil të Ekuadorit dyshohet se ka lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës. Kështu është shprehur shefi i zyrës së Antikrimit, German Cevallos për mediat atje.
Ato shkruajnë se Azemi lëvizte me një automjet të blinduar, kur iu afruan dy persona që lëviznin me motoçikletë. Ata qëlluan në drejtim të tij 4 herë. Azemi ndodhej në shoqërinë e bashkëshortes së tij me origjinë shqiptare, si dhe vajzës 3-vjeçare, të cilat fatmirësisht nuk kanë marrë dëmtime.
Sipas policisë, Azemi kishte ndaluar automjetin, teksa bashkëshortja e tij po tymoste një cigare. Ajo kishte hapur përgjysmë xhamin e automjetit dhe pikërisht kjo hapësirë është shfrytëzuar nga atentatorët për të qëlluar në drejtim të tij.
Sipas Cevallos, i plagosuri nuk është emër i panjohur për autoritetet atje.
Ai ka qenë i ndaluar në vitin 2014 gjatë operacionit të koduar me emrin “Ballkan”. Gjatë atij operacioni u arrestuan në total 11 persona, mes të cilëve shqiptarë, kosovarë dhe ekuadorianë, pjesë e një organizate që e kishtë shtrirë aktivitetin e narkotrafikut në Ekuador, Peru e deri në Spanjë e Europë. Dyshime hidhen se ai u lirua pasi kishte pranuar të bashkëpunonte me autoritetet amerikane të antidrogës.
Azemi kishte pasur lidhje edhe me shqiptarin Ilir Hidri, 39-vjeçarin e vrarë më 30 maj të këtij viti po në Guayaquil, ngjarje që dyshohet se ka lidhje gjithashtu me pazaret e drogës. Shefi i Antikrimit tha gjithashtu se Azemi jetonte në një shtëpi me qira në pronësi të Hidrit.
Rmezi Azemi ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet po punojnë për të identifikuar dhe kapur dy atentatorët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY