Burrel, seriali i vrasjeve, zbulohet letra e nënës për kryeprokurorin: Tre djem...

Burrel, seriali i vrasjeve, zbulohet letra e nënës për kryeprokurorin: Tre djem mu vranë nga dora e vëllezërve Doda

434
0
Shares

Pasi Gjykata e Apelit e riktheu ceshtjen ndaj Gentian Dodës per rigjykim në vitin 2016, në Gjykatën e Matit, nëna e Gazmir Dedjas, Xhevria Dedja, 76 vjeçe i ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrit të Drejtësisë, prokurorisë së Matit dhe gjykatës së këtij rrethi ku kërkonte drejtësi për djalin e vrarë. Ajo akuzonte familjen Doda, konkretisht Admir dhe Gentjan Dodën për vrasjen edhe të dy djemve të tjerë dhe bashkëshortit.

Ne media u publikua atehere letra e nenes e cila shkruante…
“Unë Xhevrije Dedja banuese në Mat jam bashkëshortja e të ndjerit Fehmi Dedja dhe nëna e tre djemve të ndjerë Gëzim, Halit dhe Gazmir Dedja, të gjithë këta tashmë të vrarë për hakmarrje, xhelozi dhe inate nga dora dhe urdhrat e kësaj bande kriminale të përbërë nga vëllezërit Admir dhe Gentjan Doda si dhe bashkëpunëtorët e të rekrutuar prej tyre”, shkruante e moshuara duke kërkuar drejtësi për djemtë e saj të vrarë, duke shtuar se ishte në dijeni se në Gjykatën e Matit por rigjykohej çështja ndaj Gentian Dodës.
Ajo shkruante në letër se vëllezërit Doda akuzohen edhe për krime të kryera në Britani ku dhe i vëllai i tij po vuan dënimin për krime të ndryshme që kanë kryer në këtë shtet.
“Duket qartë se vëllezërit Doda e vazhduan aktivitetin e tyre kriminal edhe jashtë Shqipërisë duke treguar kështu rrezikshmërinë e tyre kriminale jo vetëm për ne por për të gjithë shoqërinë dhe shtetin”, shkruan në letrën drejtuar krerëve të drejtësisë Xhevrie Dedja.
Ajo më tej thotë se Gentian Doda po akuzohet për vrasjen e djalit të saj Gazmir Dedja dhe një qytetari tjetër të quajtur Asllan Gjoka.
“Unë personalisht kam dhënë shpjegime dhe kam provuar me fakte për këtë vrasje në Prokurorinë e Rrethit dhe Komisariatin e Policisë Mat. Tani nuk ka më alibi për krimin që ka kryer ky vrasës sepse ka kërkuar gjykim të shkurtuar”, shkruante e moshuara.
Ajo e mbyllte letrën e saj me kërkesën për drejtësi si nënë e vuajtur që shpreson dhe beson tek institucionet e drejtësisë.
“Dua vetëm drejtësi për familjarët e mi!”, shkruante e moshuara. Por pas rigjykimit të çështjes, Gentian Doda u dënua me 8 vite burg dhe doli 2 muaj më parë nga qelia.
Në lidhje me vrasjen e Gazmir Dedjas prokuroria ka marrë në pyetje familjarët e viktimës si vëllain e tij Halit Dedja (i vrarë në vitin 2010 në Tiranë), babain Fehmi Dedja (i vrarë pas ngjarjes) dhe nënën e viktimës Xhevrie Dedja.
Sipas prokurorisë, nga hetimi i çështjes ka rezultuar se nga viti 1997 e në vazhdim shkak i konfliktit me pasoja të rënda ka qenë përplasja e vazhdueshme ndërmjet dy familjeve.
Nga hasmëritë mes dy fiseve në Mat numërohen të vrarë të paktën 16 persona që prej vitit 1997 e në vazhdim
Procesi gjyqësor ndaj Gentian Dodës, i akuzuar për dy vrasje në vitin 1997 ka qenë një nga gjyqet më të monitoruara nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë.
Ai është ekstraduar nga SHBA në vitin 2012 dhe për katër vite i ka kaluar të tria shkallët e gjyqësorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY