AKUZA/ Me fjalimin prej krimineli, Rama i ktheu mediat në prenë e...

AKUZA/ Me fjalimin prej krimineli, Rama i ktheu mediat në prenë e krimit të organizuar

102
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama kundër mediave në vend, në konferencën e ditës së djeshme për “Lirinë e Medias”. Basha shprehet se Edi Rama foli si një kriminel dhe inkurajoi kështu botën e krimit për t’iu kundërvënë lirisë së medias. Ai i bën thirrje ndërkombëtarëve që të dënojnë gjuhën e urrejtjes që përdor kryeministri ndaj gazetarëve.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Fjalimi i djeshëm i Edi Ramës kundër gazetarëve është fjalim kriminal. Me fjalime të tilla, ai është duke nxitur për ditë urrejtjen dhe dhunën ndaj gazetarëve. Gazetarët janë ndër njerëzit më të rrezikuar në botë, shënjestër e shpeshtë e krimit dhe e politikanëve të korruptuar. Vetëm pak ditë më parë në Maltë u vra në mënyrë barbare një gazetare që hetonte kryeministrin. Klima që krijon Edi Rama inkurajon pikërisht kriminelët që të sulmojnë gazetarët që raportojnë dhe hetojnë krimin dhe korrupsionin. Njeriu që ka thurur vetëm lavde dhe përkëdheli për Elvis Roshin, Saimir Tahirin dhe kriminelët e tjerë më të cilët rrethohet, duhet të ndalë menjëherë gjuhën e tij të rrezikshme. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, intelektualëve, gazetarëve dhe politikanëve ta denoncojnë dhe të mos heshtin përballë kësaj sjellje kriminale të kryeministrit. U bëj thirrje organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve të huaj që të dënojnë këtë gjuhë urrejtje dhe të dhunshme të kryeministrit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY