Gazetarja Lala zbardh vizitën e Altin Qatos në Prokurori, ja arsyeja më...

Gazetarja Lala zbardh vizitën e Altin Qatos në Prokurori, ja arsyeja më e rëndësishme se Orest Sota…

722
0
Shares

Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala, nga emisioni “Opinion” në Tv Klan dha detaje të reja lidhur me vizitën prej 1 ore që Drejtori i Komanduar i Policise se Elbasanit, Altin Qato ka pasur dje në Prokurorine e Krimeve te Renda. Sipas Lalës ndryshe nga çtë gjithë menduan se kryefjala e takimit ishte bashkëpunimi në zbardhjen e origjinës së parave që iu gjetën Orest Sotës, në fokus të takimit ishte një zyrtar i lartë në qytetin e Elbasanit, që është duke u hetuar për çështje pasurie. E pyetur nga drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, nëse ai është një zyrtar i zgjedhur apo i emëruar, Lala ka konfirmuar se është një zyrtar i zgjedhur.

“Ne dijenië  time zoti Qato ka diskutuar për një zyrtar shumë të lartë në Elbasan që  është duke u hetuar, nuk është thashethem dhe më besoni për këtë, bëhet fjalë për një zyrtar të lartë që zoti Qato me mberritjen ne Elbasan ka nisur hetimet për këtë zyrtar të lartë. I zgjedhur, është i zgjedhur, në kaudër të këtij hetimi të nisur për çështjen e pasurisë me prokurorinë e Krimeve të Renda. Fokusi kryesor i takimit ka qenë ky, me pas jane analizuar edhe te dhenat per ngjarjet e tjer”, tha Lala.

Gjatë diskutimeve në emision Lala ka dhënë edhe një deklaratë shokuese lidhur me bankat e nivelit të dytë në vendin tone, të cilat pranojnë para që nuk u dihet origjina. Lala theksoi se përveç pranimit të shumave të dyshimta, bankat pengojnë edhe prokurorinë për të hetuar rreth këtyre shumave. Sipas saj, këto skema janë të vështira për t’u kapur, sepse asetet i transferojnë dhe luajnë me kleçka ligjore të pafundme.

Në një nga hetimet pasurore rezultonte se një apartament ishte shitur 33 herë dhe ishte e pamundur të verifikohej nga prokuroria në vite i gjithë kalimi i pronësisë, në lidhje me një aparatament të vetëm”, deklaroi Lala.

blob:http://www.dailymotion.com/224ca5cf-d512-4eb0-9517-0821314e7efe

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY