Shqiptari në Ekuador banonte në apartamentin e Ilir Hidrit

Shqiptari në Ekuador banonte në apartamentin e Ilir Hidrit

512
0
Shares

Pas atentatit mafioz ndaj shqiptarit në Guajakuil të Ekuadorit, policia vendase ka ngritur pistat e saj te hetimit, ku dyshon për lidhje të mundshme të kësaj ngjarje me atë të 30 majit, kur një tjetër shqiptar mbeti i vrarë. Ai u identifikua në ate kohe nga autoritetet vendase si Ilir Hidri. 36-vjecari u ekzekutua me tre plumba nga dy persona që e ndoqën me motor, në të njëjtin qytet, Guajakuil, ku ndodhi dhe atentati i një dite më parë.

Objektivi i ketij sulmi te fundit, Remzi Azemi, sipas mediave ekuadoriane kishte marre me qera apartamentin ku kishte jetuar Ilir Hidri.

Menjëherë pas vrasjes se ketij te fundit me 30 maj, për Ilir Hidrin, u ngritën dyshime për një lidhje të tij me DEA-n amerikane.

Ai ishte arrestuar në Spanjë si pjesë e një grupi ndërkombëtar trafiku të kokainës, nga Ekuadori në Spanjë, drogë kjo që shpërndahej më pas edhe në vende të tjera të Europës. Pas ndalimit të tij, dyshohet se shqiptari pranoi të bëhej bashkëpunëtor i DEA-s amerikane. Qëllimi besohet se ishte goditja e një rrjeti shumë të madh të kokainës.

Për rastin në fjalë janë angazhuar edhe autoritetet shqiptare. Fillimisht ishte Ministria Jashtme e cila kërkoi informacione nga autoritetet Ekuadoriane dhe më pas edhe vetë Prokuroria për Krimet e Rënda që kërkoi detaje rreth tij.vp

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY