VIDEO/ Qeveria po bën lojë me titujt e pronësisë, ja detajet…

VIDEO/ Qeveria po bën lojë me titujt e pronësisë, ja detajet…

119
0
Shares

Deputeti demokrat, Ervin Salianji gjatë fjalës së sotme në Kuvend deklaroi se qeveria është duke bërë një lojë me titujt e pronësisë së tokës. Duke cituar ekspertët e fushës, Salianji theksoi se situata me kultivimin e kanabisit dhe kriminalizimi i ekonomisë është shumë kritik dhe ka marrë një zgjerim në gjeografinë e shpërndarjes nëpër Shqipëri. “Janë disa arsye kryesore, që favorizojnë këtë process. Në radhë të parë, duhet të shikojmë me vëmendje gjeografinë, ku zhvillohet ky biznes. Kultivimi i kanabis ka kërkesa të larta agronomike për toka të mira dhe ka zënë hapesirat e tokave bujqesore me rendiment të lartë”, tha Salianji. Sipas deputetit democrat në shumicen e rasteve pas aksioneve të policisë deklarohet se nuk janë zbuluar kultivuesit, pasi parcelat ku është mbjellë nuk kanë pronarë. “Kjo nxjerr në pah një problem madhor, që ka sot Shqipëria, dhe veçanërisht zonat malore me çështjet e pronësisë mbi tokën dhe kontollin e territorit. Mungesa e reformës me pronësinë. Shumë përpjekje janë përqendruar këto vite në legalizimin e ndërtimeve pa leje dhe hipotekimin e pronave të tyre, kryesisht në zonat suburbane, apo rurale në zonat fushore dhe aspak progres me përfundimin e reformës së tokës bujqësore dhe regjistrimin e pronësisë në zonat malore”, deklaroi Salianji.

Fjala e deputetit Ervin Salianji në Kuvend.

Publié par Partia Demokratike e Shqipërisë sur jeudi 9 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY