VIDEO/ Ish-kryeministri Berisha akuzon Ramën dhe Vuçiç për lëvizje albanofobe

VIDEO/ Ish-kryeministri Berisha akuzon Ramën dhe Vuçiç për lëvizje albanofobe

110
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha jashtë sallës së Kuvendit ka denoncuar ashpër një bashkëpunim të krerëve të qeverisë së Serbisë dhe Shqipërisë, Aleksandër Vuçiç e Edi Rama në një plan që shkon kundër interesave të shqiptarëve në luginën e Preshevës. Për Berishën qeveria e zero interesit kombëtar është e interesuar vetëm për pasurimin e klikës së pushtetit dhe nuk dënon aspask lëvizjet albanofobe që po ngrihen në rajon. “Denoncoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimet albanofobe të Vuçiç dhe Ramës ndaj shqiptarëve të Preshevës. Regjimi i Vuçiç ka ndërmarrë masa antishqiptare ndër më të egrat që kanë njohur shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës në historinë e tyre. Ai synon mbushjen e këtyre trevave shqiptare me refugjatë nga vende të tjera të Ballkanit. Regjimi uVuçiç ka zëvendësuar udhëheqësit legjitim të Preshevës me vasalë të tij, që kanë marrë vetëm në një mbledhje më shumë se 50 vendime të imponuara drejtëpërdrejtë nga Beogradi. Forca albanofobike dënoi me 750 vite burg shqiptarët në procesin e Kumanovës, proces i stisur nga shërbimet sekrete të Shkupit, Beograbit dhe ato ruse. Kam kërkuar dhe kërkoj një hetim ndërkombëtar, ndëshkimin me forcën ndërkombëtare të ligjit të të gjithë albanofobëve. Qeveria e Edi Ramës është qeveria e zero interesit kombëtar. Kjo qeveri synon vetëm pasurimin e paligjshëm të klikës së pushtetit. Shqipëria është mbërthyer në paralizën totale të narko-shtetit vetëm sepse në krye të vendit ndodhet Noriega”, tha Berisha.

Rama – Vuçiç qëndrime albanofobe ndaj shqiptarëve në Preshevë! Qeveria e Edi Ramës është qëveria e zero interesit kombëtar!PRONONCIMI PER GAZETARET JASHTE SALLES SE PARLAMENTIT:Denoncoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimet albanofobe të Aleksandër Vuçiç dhe Edvin Kristaq Ramës ndaj shqiptarëve të Preshevës. Në këtë periudhë mjalti midis këtyre të dy zyrtarëve me të lartë të vendeve respektive, regjimi i Vuçiç ka ndërmarrë masa anti-shqiptare ndër më të egrat që ka njohur Presheva, Medvegja e Bujanovci ndonjëherë në historinë e tyre. Ai synon ripopullimin e këtyre trevave të pastra shqiptare me refugjatë nga territore të tjera të Ballkanit dhe jo vetëm të Ballkanit. Për këtë qëllim, në dhunim të ligjeve, Kushtetutës dhe të gjitha konventave ndërkombëtare, regjimi i Vuçiç ka zëvendësuar udhëheqësit legjitimë të shqiptarëve të Preshevës me vasalë të tij, të cilët arrijnë të marrin vetëm në një mbledhje 50 e ca vendime të diktuara që të gjitha nga Beogradi, të miratuara plotësisht nga Edvin Kristaq Rama, i cili është i angazhuar në një betejë për jeta a vdekje për ekzistencën e tij në mbrojtje të trafiqeve të tij, të aferave të tij skandaloze. Po kështu, në të njëjtën kohë, forca albanofobike dënojnë me 750 vjet burg shqiptarët në procesin e Kumanovës, një proces i stisur tërësisht nga shërbimet sekrete të Shkupit, Beogradit dhe me siguri edhe ato ruse, me të cilin me ngjarjen tragjike të Kumanovës, albanofobët nuk kishin qëllim tjetër veçse të shpopullonin qytetin përjetësisht shqiptar të Kumanovës. Kam kërkuar dhe kërkoj një hetim ndërkombëtar, ndëshkimin me forcën më të madhe të ligjit të të gjithë atyre albanofobëve, sllavë apo shqiptarë qofshin ata që inskenuan një skenar tragjik që kushtoi kaq shumë jetë dhe tani vazhdon me 750 vjet burg mbi shqiptarët. Natyrisht këtu kam një qeveri e cila ka shpallur se ka zero probleme me fqinjët, në të vërtet ka zero interes kombëtar. Qeveria e Edi Ramës është qëveria e zero interesit kombëtar. Kjo qeveri ka interes vetëm pasurimin e paligjshëm me çdo gje të klikës në pushtet. Shqipëria, si asnjë vend tjetër është ngërthyer në bllokimin e drejtësisë, është ngërthyer në paralizën totale të shtetit ligjor nga narko-shteti dhe kjo vetëm e vetëm se në krye të saj ndodhet Noriega. Një gazetar i njohur do shprehej këto kohë se kur kishte parë filmin Narkos mendon se çafrë sajimesh arrinte të bënte Hollivudi për të servirur një gjendje dramatike të narko-trafiqeve. Por kur po shoh skenarët e Edi Ramës, shoh se ata kanë qënë diletantë në krahasim me Noriegën shqiptar, i cili është i aftë të sajojë çdo skenar.

Publié par Sali Berisha sur jeudi 9 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY