Rama atakoi mediat me pasuri të tejskajshme, cilat janë ato…

Rama atakoi mediat me pasuri të tejskajshme, cilat janë ato…

203
0
Shares

“Kazani mediatik” nuk ishte i tillë për Edi Ramën sot në konferencën për median në Ballkanin Perëndimor, ku mori pjesë edhe komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn. Kryeministri shmangu fjalorin rrugaç që përdori kundër gazetarëve pak kohë më parë, por nuk hezitoi të ankohej për raportime jo serioze dhe media me pasuri të tejskajshme, që e përdorin fjalën e lirë për gjueti, në funksion të pasurisë që gjenerojnë. Edhe pse nuk foli me emra konkretë, Edi Rama atakoi një apo disa nga mediat në vend, sepse e bëri të qartë se fliste për Shqipërinë. U duk disi ironike kur kryeministri, që endet sa nga një ekran në tjetrin, i cilësoi mediat në Shqipëri si të kapura nga korrupsioni dhe zotëruese të pasurive të paligjshme. “Indro Montaneli, ati themelues i gazetarisë italiane thoshte me të drejtë: “Kurrë nuk i besohet një gazetari të pasur” dhe është e pamohueshme që sot, unë po flas për Shqipërinë, në media gjenerohet një pasuri e tejskajshme. Dhe nëse flasim për korrupsion dhe përfitime të paligjshme, nëse flasim për rritje disproporcionale të të ardhurave të personave, kjo thuhet në media, se s’ka ku thuhet tjetër, por nuk e përjashton median. Dhe në një shoqëri ku fjala, siç është Shqipëria, ku fjala ka qenë e burgosur shtatë pashë nën dhe, sot është dita të flasim për t’i dhënë kësaj fjale sensin e lirisë, që i ka kthyer mediat në Shqipëri në institucione të pabesueshme për publikun”, u shpreh Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY