Ja si Presidenti Ilir Meta mund të deklasifikojë dokumentet e mbledhjes së...

Ja si Presidenti Ilir Meta mund të deklasifikojë dokumentet e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare

179
0
Shares
Nga Kastriot Dervishi
Kastriot Dervishi

Disa deputetë të PD-së i kërkuan sot Presidentit të Republikës ndërmarrjen e veprimeve për deklasifikimin e dokumenteve të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare zhvilluar para një viti në lidhje me çështjet e kultivimin e lëndëve narkotike. Meqenëse jam marrë prej vitesh me trajtimin e këtyre çështjeve, për ata që kanë interes, mund të lexojnë si më poshtë.
Deklasifikimi është ndryshimi i autorizuar i statusit të informacionit nga i klasifikuar në të zakonshëm. Zhvlerësimi është zbritja një shkallë e nivelit të klasifikimit (p.sh. nga tepër sekret në sekret). Një dokument cilësohet i klasifikuar kur përmban nivelet e klasifikimit që janë: tepër sekret, sekret, konfidencial, i kufizuar; si dhe afatin përkatës.
Deklasifikimi si akt administrativ kolegjial bëhet me vendim të Komisionit për Deklasifikimin dhe Zhvlerësimin (KDZH), i cili formohet sipas VKM-së nr. 124, datë 15. 03. 2001 “Për deklasifikimin e zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar sekret shtetëror, që ndodhen në rrjetin kombëtar të arkivave” dhe përbëhet nga së paku 5 veta. Kanë komisione deklasifikimi të gjitha institucionet që janë autoritete klasifikimi si dhe kanë arkiv, përkatësisht: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, SHISH, Presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë.
Deklasifikimi nuk mund të ndodhë vetiu, d.m.th. me plotësim afatesh kohore, por vetëm me vendim të KDZH-së.
Si rregull, pritet që të mbarojë afati i klasifikimit e pastaj shqyrtohet në mund të kryhet apo jo deklasifikimi. Por neni 13 i ligjit nr. 8457, datë 11. 02. 1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i jep të drejtë autoritetit deklasifikues që të marrë vendim edhe para afatit. Neni formulohet kështu: “Në raste të veçanta, informacioni i klasifikuar, mund të deklasifikohet kur publikimi i tij diktohet nga interesa shtetërorë më të rëndësishme se nevoja për ta mbajtur atë të klasifikuar”.
Konkretisht Presidenti i Republikës, pas kërkesës së deputetëve të PD-së, nëse e sheh të arsyeshme, mbledh KDZH-në, e cila merr shqyrton materialin dhe del me një vendim. Në rast se në dokumentet që kërkohet të deklasifikohen janë dorëzuar raporte me shkrim nga institucione të tjera (si p.sh. SHISH), duhet patjetër që në KDZH të bëjnë pjesë si anëtarë të jashtëm edhe përfaqësues të këtyre institucioneve. Në rast se jo, KDZH-ja e Presidentit është vendos për deklasifikimin, duke njoftuar DSIK-në pas vendimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY