Prokuroria “siguron” eurot e Orest Sotës, ja ku “i fsheh”

Prokuroria “siguron” eurot e Orest Sotës, ja ku “i fsheh”

692
0
Shares

Detaje të reja dalin nga hetimet intensive të prokurorisë së krimeve të rënda e cila tashmë është duke hetuar origjinën e 863 mijë eurove kapur Oresti Sotës.
Prokurorët bazuar në një udhëzim të Prokurorit të Përgjithshëm, kanë vendosur të mbyllin në një llogari bankare pranë një banke të nivelit të dytë, shumën prej 863.100 euro të sekuestruar në makinën “Land Rover”. Së bashku me këtë shumë financiare në bankë janë mbyllur dhe 700 euro që 25-vjeçarit Oresti Sota, i janë sekuestruar në xhep. Mbyllja e eurove në bankë, është kryer për të shmangur çdo version tjetër ruajtje në kasafortë apo dhomën e provave. Sipas burimeve të prokurorisë, sasia e eurove nuk ka qenë e shoqëruar me dokumente, raporton Report TV.
Një tjetër detaj që është pikasur nga prokurorët lidhet me faktin se eurot në çanta nuk kanë pasur asnjë shirit me logon e bankës apo vulën e bankës nga mund te jenë tërhequr. Ndërkohë ka rezultuar se makina me të cilën lëvizte biznesmeni Sota mëngjesin e 2 nëntorit 2017 drejt Elbasanit, është e regjistruar në emër të një prej kompanive që ai administron.
Për të hedhur më tepër dritë mbi këtë çështje, Prokuroria e Krimeve të Rënda i është drejtuar me një kërkesë laboratorit të policisë shkencore për ekspertimin e tre aparateve telefonike që i janë sekuestruar Sotës në momentin e ndalimit. Qëllimi i këtij veprime hetimor është për të mësuar lidhur me komunikimet e fundit në telefon dhe “Whatsapp” apo rrjete të tjera sociale që Sota ka bërë midis datave 31 tetor deri në momentin e ndalimit.
Report TV gjithashtu mëson se një tjetër veprim që ka kryer prokuroria është dhe sekuestrimi i regjistrave të shit-blerjes pranë kompanisë së Çelikut “Kurum” në Elbasan. Synimi është të kontrollohet e gjithë praktika e shitjeve të kësaj kompanie, për të mësuar nëse shtetasi i arrestuar Oresti Sota dhe babai i tij Lefter Sota, kanë blerë hekur në këtë kompani dhe nëse kanë detyrime financiare ndaj kësaj kompanie ose jo.
Në dobi të këtij hetimi dhe për të hedhur dritë mbi origjinën e parave dhe misterit se si kanë përfunduar në makinën e Oresti Sotës tre patentat e Saimir Tahirit dhe bashkëshortes së tij, prokuroria pritet të pyesë ish-ministrin e Brendshëm Tahiri dhe shoferin e tij Gentian Cekën. Për Gentian Cekën, prokuroria do verifikojë dhe pozicionin e Cekës, ditën e 1 dhe 2 nëntorit nëse ka qenë në detyrë pranë Gardës së Republikës apo jo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY