Hetimi pasuror, Prokuroria shkresë institucioneve për verifikimin e pasurive të Saimir Tahirit

Hetimi pasuror, Prokuroria shkresë institucioneve për verifikimin e pasurive të Saimir Tahirit

399
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda u dërgon shkresë për herë të dytë Tatimeve, Doganave, Hipotekave si edhe Drejtorisë së Portit Detar të Durrësit, për verifikimin e pasurisë së vëllezërve Habilaj. Për herë të parë, në kërkesën e verifikimin të pasurisë u përfshi edhe emri i Saimir Tahirit.

Pavarësisht së tashmë dosja “Habilaj”, vijon të jetë në proces hetimi si në shtetin Italian ashtu edhe në Shqipëri, Prokuroria Krimeve të Rënda ka kaluar tashmë në një etapë tjetër.
Pas sekuestrimit të disa bizneseve dhe shtëpive të banimit në qytetin e Vlorës pak ditë më parë, organi i akuzës iu është drejtuar me nga një shkresë të dytë Drejtorisë së Tatimeve, Doganave, Hipotekave si edhe Drejtorisë së Portit Detar të Durrësit.
Këto informacione shtesë nga akuza, bëhen për të vërtetuar dyshimet e hetuesve Italianë, se grupi kriminal i “Habilajve” ka gjeneruar të ardhura të shumta nëpërmjet trafikut të narkotikëve drejt brigjeve Italiane. Po kështu, prokuroria dyshon se janë regjistuar mjete lundruese që përdoreshin për transport droge, në emër të të afërmeve të Habilajve, dosje e cila po hetohet tashmë në mënyrë të imtësishme.
Burime nga prokuroria bëjnë të ditur për ABC News se, në kërkesën e dytë ishte përfshirë edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Hetimi pasuror, ka nisur në bazë të ligjit “antimafia”. Në sitë janë edhe familjarët e Tahirit, për të cilët pritet të verifikohen pasuritë e paluajtshme e llogaritë bankare, për të mësuar nëse ata i justifikojnë apo jo këto pasuri.
Në shkresën e prokurorisë që iu dërgua institucioneve të tjera për verifikim, thuhet që përgjigja të jepet sa më shpejt të jetë e mundur, por pa saktësuar një datë përfundimtare.
Nuk dihet nëse dosjes “Habilaj” do ti shtohet edhe Orest Sota, i prangosur pak ditë më parë në qytetin e Elbasanit, me dy patenta të Saimir Tahirit dhe me 863 mijë euro në bagazhin e automjetit tip “Land Rover”. Aktualisht, procesi ndaj vëllezërve “Habilaj”, zhvillohet në gjykatën e Katanias, ndërsa pjesa tjetër e grupit, si Nezar Seiti dhe Armando Kaçorri po gjykohen te Krimet e Rënda shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY