Durrës, PD dhe LSI bashkojnë votat në Këshillin Bashkiak, rrëzojnë paketën fiskale...

Durrës, PD dhe LSI bashkojnë votat në Këshillin Bashkiak, rrëzojnë paketën fiskale të Vangjush Dakos

205
0
Shares

Këshilltarët e PD dhe LSI bashkojnë votat dhe rrëzojnë me fuqinë e kartonit paketën fiskale me ndryshimet e propozuara nga bashkia Durrës për taksat dhe tarifat vendore.
Me 20 vota kundër të këshilltarëve të PD dhe LSI-së, 19 pro dhe 1 abstenim u rrëzua drafti i paketës fiskale.
Në fillim të mbledhjes, këshilltarët e PD-së propozuan zerimin e taksave vendore në fshatra, ku nuk ofrohet asnjë shërbim nga bashkia.
Në të njëjtën linjë ishin edhe këshilltarët e LSI-së, të cilët thanë se taksat vendore nuk mund të vendosen apriori duke u ndalur veçanërisht tek taksa mbi pasurinë, e cila ka ndryshuar me vendim qeverie.
Drejtori i Tatim-Ttaksave në Bashkinë Durrës, Abdyl Koka dha sqarimet përkatëse për draftin e hartuar.
Ndërkohë, këshilltari demokrat Armand Teliti shtroi pyetjen nëse do të merren parasysh propozimet dhe vërejtjet e bëra nga këshilltarët e PD dhe LSI.
Kur u hodh në votë kjo pikë e rendit të ditës, bashkimi i votave të PD dhe LSI hodhi poshtë draftin e paketës fiskale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY