Vjedhja e bankës në ish-Bllok, alarmi ra tre herë, por askujt “nuk...

Vjedhja e bankës në ish-Bllok, alarmi ra tre herë, por askujt “nuk ia ndjeu”

247
0
Shares

Vjedhja e filialit të një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë në gushtin e vitit të kaluar, mund të cilësohet si vjedhja më e zhurmshme e bërë ndonjëherë, por që nuk u arrit të zbulohej në kohë.
Të paktën këtë konkluzion mund të nxjerrësh pas dëshmisë së vetë drejtorit të këtij filiali në Gjykatën e Tiranës, në procesin ndaj dy të akuzuarve për këtë vjedhje, Roland Litit dhe Alan Babametos.
Sipas dëshmisë së drejtorit Luigj Gjonaj, alarmi i bankës kishte rënë të paktën tre herë në fundjavë, nga e premtja deri të dielën, por në asnjë rast, edhe pse ambientet e bankës janë kontrolluar nuk është konstatuar vjedhja.
Dëshmitari tregoi para gjykatës se kontrollet e ambienteve të brendshme janë bërë me sy të lirë, pasi alarme të tilla bien shpesh në bankë dhe janë kthyer në një rutinë.
Me gjithë paralajmërimet e alarmit, vjedhja është konstatuar ditën e hënë, kur punonjësit kanë hapur dhomën kasafortë nga ku ishin marrë rreth 20 milionë lekë të reja.
Dy të akuzuarit, Roland Liti dhe Alan Babameto dyshohet se e kanë realizuar vjedhjen duke çarë murin e dhomës kasafortë nga një bodrum i një lokali që ndodhet ngjitur me godinën e bankës.
Por ky version i mbrojtur nga Prokuroria është mohuar nga dy të akuzuarit, të cilët pretendojnë pafajësinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY