Shqiptari vret gruan në Itali, ministri Minniti: Një akt dhune i papranueshëm,...

Shqiptari vret gruan në Itali, ministri Minniti: Një akt dhune i papranueshëm, rrezikon civilizimin e vendit

148
0
Shares

Ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Udine të Italisë, ku një emigrant shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në praninë e fëmijës 8 vjeçar, ka marrë vëmendjen edhe të ministrit të Brendshëm italian, Marco Minniti. Teksa e cilësoi këtë një krim të papranueshëm, Minniti në fjalën e mbajtur para Komisionit Parlamentar të Hetimit për Vrasjen e Grave deklaroi se dhuna në familje po vendos në lojë civilizmin e vendit. “Sot në Gradisca d’Isonzo një burrë vrau me thikë gruan në sy të fëmijës 8-vjeçar. Jemi përballë një fenomeni veçanërisht shqetësues dhe të papranueshëm. Nga akte të tillë dhune është në lojë civilizimi i vendit. Nuk duhet ta ulim kurrë vigjilencën për të reaguar”, tha ministri i Brendshëm italian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY