FOTOGALERI/ Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako pret në zyrë dy...

FOTOGALERI/ Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako pret në zyrë dy agjentët e FBI

150
0
Shares

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako priti sot në një takim përfaqësuesit e FBI-së, që kanë zbarkuar në Tiranë në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, që do të godasë lidhjet e krimit të organizuar me politikën, korrupsionin, trafiqet dhe terrorizmin. Policia njofton se gjatë takimit me dy përfaqësuesit e FBI-së, Atasheun e FBI/LEGAT Jack Liao dhe Mark Neëhouse, Agjent Special i FBI-së, i specializuar për hetimin e krimit të organizuar, u vlerësua me nota shumë pozitive bashkëpunimi mes FBI-së dhe Policisë së Shtetit në luftën kundër terrorizmit. Në takim u konfirmua vullneti i zyrtarëve amerikanë për të ndihmuar Policinë shqiptare kundër krimit të organizuar dhe në mënyrë specifike kundër krimit financiar, transfertave të paligjshme dhe aseteve të ardhura nga aktivitete kriminale. Çako falënderoi zyrtarët e FBI-së dhe u shpreh se eksperienca e tyre do të shërbejë për orientim drejt rrugëve më të mira për të goditur dhe vënë përpara përgjegjësisë grupet e strukturuara kriminale. Zyrtarët e FBI-së janë takuar edhe me Drejtorin e Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Idajet Faskaj. Takimet e agjentëve të FBI-së do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme edhe me zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY