Itali, Shqiptari-Policisë: “Hajdeni se kam vrarë gruan”, ngjarja e rëndë në sytë...

Itali, Shqiptari-Policisë: “Hajdeni se kam vrarë gruan”, ngjarja e rëndë në sytë e fëmijës

233
1
Shares

Një tjetër krim i rëndë në një familje shqiptare ka tronditur Italinë. Mediat italiane bëjnë me dije se krimi ka ndodhur në banesën e një çifti që jetonte, së bashku me fëmijën e tyre 8 vjeç, në Gorizia, Udine. Shqiptari pasi e ka masakruar me thikë gruan e tij në sytë e fëmijës, ka telefonuar policinë. “Hajdeni se kam vrarë gruan time”, mësohet se kanë qenë fjalët e shqiptarit të thëna në telefon. Krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm dhe ka ardhur pas debatit në çift. Autor i ngjarjes është 37-vjeçari Dritan Sulollari, ndërsa viktima është Migena Këllezi, 30 vjeçe. Bashkëshorti vrasës është arrestuar nga policia, ndërsa fëmija është marrë nga shërbimet sociale dhe psikologia për shkak të gjendjes së rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY