Bylykbashi: ‘Peshkun e madh’ në Kuvend, qeveria e veshi me imunitet, ja...

Bylykbashi: ‘Peshkun e madh’ në Kuvend, qeveria e veshi me imunitet, ja ç’mund të ndodhë në janar 2018

227
0
Shares

Deklarata e djeshme ambasadorit amerikan Donald Lu për arrestimin e ‘peshqëve të mëdhenj’ është komentuar gjatë në vend. Në një deklaratë të bërë paraditen e sotme, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi shprehet se sipas Boselinos, institucionet kanë për detyrë të flakin politikanët e afërt me mafian, por mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama nuk e flaku ne duart e drejtësisë Saimir Tahirin, por e mbrojti nga rrjeta e saj duke e veshur me imunitet.
Deklarata e plotë e Oerd Bylykbashit:
Dekriminalizimi sipas Paolo Borselinos‎
“Egziston një keqkuptim baze. Politikani qe ka frekuentuar mafioze, nese nuk denohet nga gjykata, eshte i ndershem. Jo! Gjykata mund te beje vetem saktesime te natyres gjyqesore. INSTITUCIONET KANE DETYREN te flakin politikanet e afert me Mafien, per te qene te ndershme, por edhe te shfaqen te tilla.‎” (Paolo Borselino – prokuror antimafia i vrare nga Mafia ne 1992)‎
Peshkun e madh ne e patem ne Parlament. Mazhoranca nuk e flaku ne duart e Drejtesise, por e mbrojti nga rrjeta e saj duke e veshur me imunitet. A thua do te beje vaki gje e re ne janar 2018 qe duhet te presim deri atehere? Shihni kur te dalin e te thone zyrtarisht se Task Forca nuk ka fuqi prapavepruese qe te merret me 2017, se do te ishte antikushtetuese. Madje Helsinki, Soros, etj do te organizojne tryeza bindese qe eshte keshtu. Fundja, pa i plotesuar Rama me doren e vet organet e vetingut, si mund te kete Drejtesi?! Ndaj edhe Tahiri nuk hyn te peshqit e medhenj se eshte i 2013-2017. Ku e dinte Borselino‎ i ngrate se, 25 vite pas atentatit ndaj tij, ka edhe Ed Ramë qe nuk ka lene peshkaqen te krimit pa futur ne institucione, madje ka dhe Keshill Mandatesh qe zevendeson gjykaten. Po ka edhe shou perpara nderkombetaresh, ku Rama zotohet se peshkaqeni do kape peshkaqenet. Eh sa gjera nuk dinte Borselino!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY