Në pjesën e dytë të intervistës së ish-oficerit të Antidrogës në Fier, Bledar Naçi dalin të tjera fakte tronditëse për aktivitetin kriminal të grupeve të narkotrafikut në zonën e Jugut të Shqipërisë. I pyetur rreth ekzistencës së grupeve të tjera veç Habilajve, Naçi shprehet se në biznesin e narkotrafikut janë të përfshirë emra të rëndësishëm të biznesit në Jug dhe ekziston një grup edhe më i fuqishëm se Habilajt që merrej me trafik heroine dhe kokaine. “Aktiviteti i tyre, është shumë i organizuar, jo vetëm në kultivimin e hashashit dhe janë të shtrirë dhe në trafikun e heroinë dhe të kokainës. Janë aq të organizuar sa nuk mund t’u ofrohesh dot. Janë shumë të organizuar sa policia këtyre grupeve, nuk mund t’u ofrohet dot. Po ta them edhe një herë, policia këtyre grupeve nuk mund t’u ofrohet dot. Policia u ofrohet atyre, po të ketë drejtues policie që nuk janë të lidhur me to. Kjo është e vërtetë nuk është akuzë. Gjatë muajit dhjetor 2013, seksioni Antidrogës, ku kam qenë edhe unë pjesë, ka bërë një kapje sasie heroinë, 3.5 kilogramë, e pastër dhe ky person është arrestuar e ka shkuar në burg dhe droga është sekuestruar. Nga hetimi i këtij personi kanë dalë numra telefonash të këtyre bizneseve të personave që ne kishim në hetim, personave që kanë biznese në Fier, po flas për biznese të mëdha dhe jo për lokale e dyqane lagjesh. Dhe unë jam kërcënuar edhe nga ky person për të cilin po flasim, unë edhe ish-kolegu im Antonio Nazeraj. Kjo çështje nuk bënte fjalë vetëm për 3.5 kilogramë, ishte akoma edhe më e madhe. Gjatë hetimit kemi marrë shumë informacione për adresa, për numra telefonash, informacione që përcillen tek të gjithë eprorët deri të drejtori, me numra telefonash, me automjetet që kanë dhe lëvizin me to, adresat e banesave dhe numrat e telefonave që këta i ndërronin herë pas here qëllonte gjithnjë që ne na dilnin të fikur. Mund t’ju them se ky grup i fuqishëm kriminal kishte lidhje dhe me grupe në Vlorë dhe ka pasur lidhje të fuqishme edhe në politike, njëkohësisht kishte lidhje të forta edhe me Habilajt, këto informacione ne i kishim zyrtare, ishte grup paralele me Habilajt, por shumë më i fortë se ai”, thekson Naçi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/