INTERVISTA/ Ish-oficeri i Antidrogës: Trafikanti i 3.5 kg heroinë na tha se...

INTERVISTA/ Ish-oficeri i Antidrogës: Trafikanti i 3.5 kg heroinë na tha se përgjimet ndaj tij ja sillnin në shtëpi nga Tirana

496
0
Shares

Ditën e djeshme në pjesën e parë të një interviste për gazetarin Basir Çollaku, ish-oficeri i Antidrogës së Fierit, Bledar Naçi rrëfeu kërcënimet që kishte marrë nga Habilajt, kur këta të fundit u ndaluan teksa lëviznin me “Audi-n” e Saimir Tahirit. Ndërkohë në pjesën e dytë të intervistët që është publikuar sot në Gazeëtn “Shqiptare, Naçi flet gjerë e gjatë për trafikun e heroinës dhe kokainës, që zhvillohej në vend. Ai tregon dy incidente me narkotrafikantët që i ka rastisur të ndalojë.
1. I pari, kur sekuestruan 3.5 kg heroinë dhe “i zoti i mallit” i kërcënoi duke thënë se “përgjimet që ju i dëgjoni në zyrë, mua mi sjellin nga Tirana dhe i kam në shtëpi”. “Atë emrin tim mos e përmendni më sepse ju e keni të kotë, mos nënshkruani më për mua sepse ato disqet e përgjimeve të bisedave që dëgjoni ju në zyrë, unë I dëgjoj në shtëpi dhe I marr të gatshme nga Tirana. Kështu na tha mos u merrni me mua, merruni me të tjerë. Ky person kishte lidhje edhe me grupe të tjera. Mund t’ju them se ky grup i fuqishëm kriminal, kishte lidhje edhe me grupe të tjera në Vlorë dhe ka pasur lidhje të fuqishme edhe politike dhe ka pasur lidhje edhe me Habilajt”, deklaron Naçi.
2. Incidenti tjetër, kur ai dhe Zagani ndaluan një skaf të dyshuar për trafik dhe policia e Vlorës u përplas me ta me armë, pasi nuk lejonte sekuestrimin e skafit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY