GJYQI I SHULLAZIT/ Dëshmitarja: Brenda zyrës së drejtorit të Hipotekës u godit…

GJYQI I SHULLAZIT/ Dëshmitarja: Brenda zyrës së drejtorit të Hipotekës u godit…

524
0
Shares

Ditën e djeshme në gjyqin që po zhvillohet tek Gjykata e Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij për çështjen e shitjes së Hotel ‘Vollgës’ në Durrës, ka dëshmuar juristja e Hipotekës, Merita Qato. Në dëshminë e saj, juristja tha se nuk i njihte palët që ishin pjesë e këtij procesi dhe që pretendonin pasurinë mbi “Vollgën”. Qato tregoi sse personi në fjalë është paraqitur në zyrën e hipotekës ku ka zhvilluar një takim me Ilirjan Muhon, Jurgis Çyrbjen dhe e pranishme në këtë takimi ka qenë dhe ajo. Sipas saj ky takim ishte shoqëruar me debate të ashpra, deri në konfrontim fizik. Prokurorja Elisabeta Imeraj në seancën gjyqësore kundërshtoi thënien e Mirela Qatos duke lexuar një pjesë të proces-verbalit të dëshmisë që Qato ka dhënë në prokurori gjatë fazës së hetimit. Prokurorja tha se Qato kishte pohuar se Ermal Dabulla ka qëlluar Çyrbjen me grusht dhe ky ra nga karrigia dhe ka qenë vetë Mirela Qato që e kishte kapur nga dora Ermal Dabullën dhe i kishte thënë që nuk mund të sillej kështu në zyrat e shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY