DETAJE/ “Brenda 2018-ës puset me sahat, ja sa dhe si do të...

DETAJE/ “Brenda 2018-ës puset me sahat, ja sa dhe si do të jenë tarifat”

761
0
Shares

Hantin Bonati zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë ka sqaruar sot me detaje operacionin kundër informalitetit në furnizimin me ujë të pijshëm. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Bonati tha se janë 200 milionë litra kub ujë që humbasin në informaliteti dhe një dëm prej 50 milionë eurosh. Ai u shpreh se ky është një operacion për qytetarin dhe vendosjen e ligjshmërisë. Bonati ka folur edhe për “risinë” që sjell reforma në lidhje me faturimin e ujit të pusit. Ai tha se pagesa do të jetë minimale.
“Kjo situatë informaliteti ka shifra të mëdha. Në 4 litra që prodhohet vetëm 1 faturohet. Gjithë ky shpërdorim do të thotë një shërbim më i dobët për klientin. Ky ujë që nuk paguhet shkon tek abuzuesit, për industri që është në kundërshtim me ligjin. Kjo sasi uji do të mjaftonte për furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë për qytetarë. Industritë kanë nevojë për ujë por jo ujë për të pirë. Shqipëria është një nga vendet më të pasura në botë për burime ujore. Burimet ujore janë, puna është që gjithë sektori është në një fazë informalitetit”, deklaroi Bonati.
Ai tha më tej se investimet dhe formalizimi shkojnë paralelisht.
“Sektori i ujit ka nevojë për shumë investime. Nevojat janë shumë të mëdha. Humbjet në rrjet janë 60-70%. 50% e gjithë situatës mund të zgjidhet me një mirëmenaxhim. Shkon paralelisht. Ky është një aksion për njerëzit. Është një aksion për të drejtën, për ligjshmërinë. Flasim për 200 milionë litra kub ujë të humbur. Nevojat e popullatës janë 240 milionë. Është edhe një dëm financiar për investimet. Janë 50 milionë euro të munguara. Ky është qëllimi i aksionit, t’i ofrojmë qytetarëve një shërbim më cilësor”, tha zëvendësministri.
I pyetur për depozitat dhe çfarë do të sjellë kjo reformë, Bonati tha…
“Nga depozita ka rreziqe për shëndetin. Nëse ne luftojmë informalitetin, nëse ndërhyjmë në ujësjellës kanalizime, uji që prodhohet është për konsum, pastaj është zgjedhja e konsumatorit. Investimet janë që konsumatori të konsumojë ujin e çezmës. Kjo sot është pamundur pikërisht për këtë informalitet që secili ka ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit”.
Mes të tjerash Bonati u ndal edhe te deklarata e kryeministrit Edi Rama për pajisjen e puseve me sahat dhe autorizime përkatëse për shfrytëzimin sipas tij të ujërave nëntokësore kombëtare. Ai theksoi se puset nuk do të mbyllen, por do të legalizohen, brenda dispozitave ligjore. Zëvendësministri tha se brenda 2018-ën puset do të pajisen me leje.
“Gjej rastin për të sqaruar disa detaje. Ujërat, janë trajtuar si mall pa zot. Kemi pasuri ujore, por i kemi keqtrajtuar. Jo që kush e konsumon atë, ti bjerë më qafë të tjerëve. Aksioni do nis nga industritë. Subjekti duhet të pajiset me një leje nga këshillat e baseneve ujore. Këto këshilla bëjnë analiza se ku mund të përdoren këto ujëra nëntokësore dhe ku jo. Të gjithë që do përdorin këto ujëra do shihet nëse dëmtojnë apo jo. Kjo pasur kombëtare që është më kombëtare. Ideja është që puset nuk do mbyllen, do legalizohen. Këto analiza që do bëhen të jenë investime të qëndrueshme. S’po flasim për mbyllje pusesh. Brenda vitin 2018 do të merren masa për të gjithë subjektet që të jenë pajisur me leje, të kenë vendosur matës. Kuadri ligjor do caktohet dhe vlera e tarifës që do të paguhet është shumë minimale”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY