Prokuroria hetim pasuror për Saimir Tahirin, gjurmon paratë e ish-ministrit dhe disa...

Prokuroria hetim pasuror për Saimir Tahirin, gjurmon paratë e ish-ministrit dhe disa të tjerëve

172
0
Shares

Përpos hetimit nga grupi i prokurorëve të Krimeve të Rënda për trafik droge, ndaj Saimir Tahirit ka nisur edhe hetimi pasuror. Njësia antikorrupsion pranë kësaj prokurorie do të hetojë pasurinë e Tahirit, Orest Sotës dhe vëllezërve Habilaj.
Burime pranë prokurorisë thanë se Tahiri, Sota, vëllezërit Habilaj dhe disa persona të tjerë do verifikohen mbi pasuritë e paluajtshme, llogaritë bankare dhe pasuri të tjera, për të mësuar nëse ata i justifikojnë këto pasuri ose jo. Ndërkohë do bashkëpunohet ngushtë dhe me ILDKPKI-në lidhur me këtë rast.
Po sot, Prokuroria e Elbasanit shpalli moskompetencë për hetimin e Orest Sotës duke e dërguar dosjen tek Krimet e Rënda.
Vendimin për bashkimin e dosjes së Sotës me atë të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, do ta marrin 3 prokurorët e çështjes, që kanë nën hetim deputetin prej datës 17 tetor.
Biznesmeni 25-vjeçar u prangos në Elbasan, pasi në makinën e tij u gjeten 863 mije euro dhe dy patenta te ish-ministrit Tahiri. Ai deri tani ka deklaruar se paratë janë të tijat ndërsa patentat i ka harruar shoferi i Tahirit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY