Prokuroria nis hetimin e pasurisë së Orest Sotës, Administratorja e Kurum: 863...

Prokuroria nis hetimin e pasurisë së Orest Sotës, Administratorja e Kurum: 863 mijë euro nuk ishin për ne

244
0
Shares
Orest Sota

Teksa Prokuroria e Krimeve të Rënda është përqendruar tek dosja “Habilaj” dhe implikimi ose jo në këtë grup kriminal i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, njësia antikorrupsion pranë kësaj prokurorie ka nisur edhe një hetimin pasuror ndaj Tahirit, Orest Sotës, vëllezërve Habilaj dhe personave të tjerë të implikuar nga në këtë dosje. Ndaj Tahirit prokuroria ka ngritur akuzën e trafikut të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe Korrupsionit pasiv. Këto dy vepra penale bëjnë që Tahiri të jetë subjekt i ligjit për hetimin pasuror. Burime pranë prokurorisë thanë se Tahiri, Sota, vëllezërit Habilaj dhe personat e tjerë do verifikohen mbi pasuritë e paluajtshme, llogaritë bankare dhe pasuri të tjera, për të mësuar nëse ata i justifikojnë këto pasuri ose jo. Ndërkohë do bashkëpunohet ngushtë dhe me ILDKPKI-në lidhur me këtë rast.
Pyeten dy financierët
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme në prokurori është pyetur për llogari hetimit dhe kryefinancieri i kompanisë ”Kurum”. Ai ka pohuar se sasia prej 863.100 euro nuk ka qenë për llogari të tyre dhe se ai s’ka pasur asnjë dijeni se këto para ishin parapagesë. Financieri ka treguar se nuk kryejnë asnjë transaksion cash, që e kalon shifrën 150 mijë lekë të vjetra. Po ditën e djeshme në prokurorinë e Krimeve të Rënda është pyetur dhe administratorja mbikëqyrëse e caktuar nga gjykata e Tiranës për kompaninë Kurum. Lindita Kikino ka shpjeguar se s’ka pasur asnjë dijeni për këtë superpagesë kash. Në dëshminë e saj Kikino ka rrëfyer se në cilësinë e administratores mbikëqyrëse të financave të kësaj kompanie në asnjë moment nuk ishte informuar për një super pagesë të tillë. Kikino ka shpjeguar se të gjitha transaksioner kryhen me bankë dhe e kanë të ndaluar rreptësisht që të kryejnë pagesa kesh, të cilat kalojnë shumën prej 150 mijë lekë të vjetra.
Sota s’paraqitet në prokurori
Ndërkohë të kundërshton thotë i arrestuari Oresti Sota dhe babai i tij Lefter Sota, të cilët pretendojnë se sasia e parave i përket atyre dhe se ishte pagesa që ata duhet të bënin për kompaninë “Kurum” në të cilën ishin furnizuar herë pas here me hekur. Prokuroria bëri me dije se deri ditën e djeshme Lefter Sota ashtu siç ishte lakuar në media se do të paraqitej në prokurori, nuk kishte shkuar në prokurori për këtë çështje dhe të dorëzonte provat dhe pretendimet e tij. Prokuroria thotë se në procesverbalin e sendeve të sekuestruara në makinën e shtetasit Orest Sota janë gjetur katër çanta me euro, ndërkohë në kontrollin fizik të Orest Sotës janë gjetur dy telefona dhe në xhep 700 euro. Nga numërimi i 863.100 ka rezultuar se 15.800 prerje kanë qenë të kartëmonedhave 50 euro ndërsa pjesa tjetër prej 70.000 euro janë prerje të ndryshme si 20 apo 100 euro. /Shqiptarja.com/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY