ALARM/ Raporti Botëror i Riskut: Shqipëria është vendi më i rrezikuar në...

ALARM/ Raporti Botëror i Riskut: Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë për…

483
0
Shares

Raporti Botëror i Riskut 2017 që është publikuar ditën e sotme e rendit Shqipërinë në krye të listës së vendeve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore në Europë. Sipas raportimit të “Scan” me një normë prej 9.93%, që indekson nivelin e riskut, Shqipëria është kështu vendi më i rrezikuar në kontinentin e vjetër. Kjo gjë duket qartë edhe nga harta e publikuar. Edhe në nivel global vendi ynë renditet shumë afër rrezikut. Shqipëria është e 39-ta, ndër 171 shtete të ndryshme, në një renditje ku vendi i parë është më i rrezikuari dhe vendi i fundit më pak i rrezikuari. Vendi ynë ka bërë hapa prapa edhe në krahasim me një vit më parë, kur renditej e 40-ta dhe me një normë risku në 9.5%. Performancën më të keqe vendi ynë e regjistron në drejtim të nën-indikatorit që i referohet menaxhimit të situatës në rast fatkeqësish natyrore, me një normë në 74%. Madje, në këtë drejtim, vendi ynë ka bërë hapa prapa, pasi një vit më parë, rreziku fiksohej në 73%. Harta ndërkohë, tregon se, në grupimin e vendeve që janë në rrezik, e ku përfshihet edhe Shqipëria, janë vetëm dy shtete të tjera, Holanda dhe Serbia. Por, në të dyja rastet, norma e rrezikut është ndjeshëm më e ulët se në vendin tonë. Raporti merr në vlerësim të gjitha kriteret, si ekspozimin ndaj të gjitha llojeve të fatkeqësive natyrore, menaxhimin e këtyre situatave, vulnerabilitetin, apo aftësive parandaluese. Disa raporte të njëpasnjëshme, të publikuara së fundmi, nënvizojnë faktin se, ekonomia shqiptare në tërësi është në rrezik të lartë nga moti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY