Sulmi në Komisionin e Sigurisë, Salianji: Deputetët-Banditë të Edi Ramës nuk do...

Sulmi në Komisionin e Sigurisë, Salianji: Deputetët-Banditë të Edi Ramës nuk do t’ia mbyllin dot gojën opozitës

160
0
Shares

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar ashpër në një deklaratë për shtyp, lidhur me gjuhën e dhunshme dhe kërcënimet që dy deputetët socialistë, Pjerin Ndreu dhe Paulin Ndreu përdorën në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë për të bërë të mundur bllokimin e fjalës së tij. Ndreu në një replikë skandaloze iu drejtua Salianjit duke i thënë se ai duhet rrahur që të pushojë. Sipas Salianjit këta janë banditët e Edi Ramës të veshur me pushtet. “Edi Rama banditët i ka futur në Parlament dhe institucione. Rama me banditë do të mbajë pushtetin. Ta harrojnë banditët se do t’i mbyllin gojën opozitës. Është një ngjarje e rëndë e parlamentarizmit, kur deputët me precedentë penalë tentojnë t’i mbyllin gojën opozitës, kur theksoj se e pyeta ministren e Mbrojtjes nëse i duhet buxhet shtesë për të kontrolluar ish-repartet ushtarake që përdoren për magazinim droge, për të vendosur në funksion radarët, apo për të kontrolluar aeroportet ushtarake në vend”, deklaroi Salianji.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY