ALARM/ Ministri britanik Dunkan: Britania rrezikon të infektohet nga krimi i organizuar...

ALARM/ Ministri britanik Dunkan: Britania rrezikon të infektohet nga krimi i organizuar shqiptar

160
0
Shares

Ministri i Britanisë për Europën dhe Amerikën, Alan Dunkan në fjalën e mbajtur në prezantimin e operacionit “Forca e Ligjit” kërkoi që peshqit e mëdhenj në Shqipëri të kapen dhe të mos dalin më nga rrjeta. Sipas Dunkan krimi i organizuar është një plagë, që duhet të luftohet bashkarisht, pasi nuk rrezikon të infektojë vetëm Shqipërinë, por edhe vetë Britaninë. “Krimi i organizuar është një plagë që ne duhet ta luftojmë bashkërisht, pasi na infekton të gjithëve, këtu në Shqipëri, në të gjithë Ballkanin deri në Mbretërinë e Bashkuar. Kriminelët po mbushin xhepat në kurriz të qytetarëve që i binden ligjit dhe në kurriz të arkës së shtetit. Duke bërë këtë gjë ata minojnë institucionet shtetërore. Po ashtu, ata nuk tregojnë pikë mëshire ndaj të dobtëve. Prandaj është e rëndësishme që ne të punojmë bashkë në shtetet tona”, tha Dunkan. Për ministrin britanik kjo plagë e shoqërisë shqiptare duhet të marrë fund dhe të luftohet seriozisht krimi i organizuar. “Vlerësoj praninë e 3 ministrave shqiptarë. Kjo tregon qartë vendosmërinë e qeverisë shqiptare për ta trajtuar këtë rrezik kompleks nga çdo drejtim i mundshëm. Pra një qasje gjithë qeveritare ka për të qenë thelbësore në rast se do ta fitoni këtë luftë…të ketë një fund në lidhje me mos ndëshkueshmërinë pasi peshqit e mëdhenj duhet të kapen, nuk duhet të dalin nga rrjeta. Nëse individë të tillë ndiqen penalisht dhe dënohen ky do të jetë një mesazh i qartë se Shqipëria e ka seriozisht luftën lundër krimit të organizuar”, theksoi Dunkan.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY