“Anonymous Albania” është grupi i njohur i hakerave shqiptarë që kanë sulmuar mëngjesin e sotëm faqet zyrtare të Gjykatës Penale dhe asaj Supreme të Maqedonisë. Në mesazhin e tyre nënvizohet se ky sulm është një shenjë proteste ndaj vendimeve të fundit për anëtarët e grupit të Kumanovës. Kujtojmë se për 8 të dënuarit për ngjarjen në “Lagjen e Trimave”, u dhanë disa burgime të përjetshme. “Faqet e Gjykatës supreme dhe Gjykatës së lartë të Maqedonisë, janë DOëN. Kjo është një shenjë proteste nga ne ndaj jush. Lironi trimat e Kumanovës. Na prisni”, shkruhet në faqen e “Anonymus Albania” në “Facebook”. Sipas informacioneve të fundit, grupi i njohur i hakerëve kanë planifikuar dhe sulme masive kibernetike më 28 dhe 29 nëntor ndaj institucioneve në Serbi, Greqi e Maqedoni.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/