EMRI/ Identifikohet se kush ishte pasagjer në makinën e biznesmenit që u...

EMRI/ Identifikohet se kush ishte pasagjer në makinën e biznesmenit që u kap me 800 mijë euro

325
0
Shares
Orest Sota

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar emrin e personit që ka qenë në makinë me biznesmenin Orest Sota ditën kur u ndalua dhe iu gjetën në makinë 800 mijë euro dhe dy patenta të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Lala tha në emisionin “Studio e Hapur” në News24 se ai është Leonard Almeta, shoferi i biznesmenit.
Ndryshe nga gazetari Artan Hoxha, Lala tha se Almeta nuk ka qenë në timon por pasagjer në makinën e Orest Sotës. Ajo tha se Almeta është marrë në pyetje nga policia, raporton “BalkanWeb”.

Pse u largua nga vendngjarja personi i dytë, pse e mori përsipër Orest Sota? A është një emër i zakonshëm?
Në drejtimin e Land Rover ka qenë Orest Sota i cili nuk i është bindur policisë. Leonard Almeta ka qenë pasagjer. Nuk ka pasur ndonjë arsye për t’iu fshehur policisë. Nuk mund të them nëse është shoferi personal apo i familjes por është shofer pas heqjes së patentës së 25-vjeçarit. Unë mendoj që kjo nuk është një ngjarje e rastësishme. Gjykata e Krimve të Rënda ka firmosur 23 urdhra përgjimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY