EMRI/ Kërkonte azil në Francë, shqiptari kapet me kanabis në makinë

EMRI/ Kërkonte azil në Francë, shqiptari kapet me kanabis në makinë

256
0
Shares

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Francë duke transportuar një sasi lënde narkotike. Mediat franceze shkruajnë se shqiptari u kap dy ditë më parë në qytetin Amiens duke udhëtuar me makinën tip “Peugeot 306”, brenda së cilës u gjetën 3 kilogramë kanabis.
Ai është Aleksandër Bajramaj. Sipas autoriteteve, shqiptari do të kishte përfituar 30 mijë Euro nëse drogën do ta kishte shitur në tregun e pakicës.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar sot, Bajramaj pretendoi para Gjykatës se nuk e dinte që në makinë kishte lëndë narkotike. Pas provave të Prokurorisë, ai pranoi se një person tjetër i kishte kërkuar që të transportonte kanabisin kundrejt një shume prej 200 Euro. Rezulton se Aleksandër Bajramaj është edhe azilkërkues në Francë.
“Në Shqipëri kisha probleme me njerëzit”, tha 26-vjeçari në Gjykatë.
Kërkesa e parë për azil ju refuzua.
“Do të aplikoj për herë të dytë, e kam këtë të drejtë. Në të kundërt, do të shikoj opsionin e martesës”, shtoi Bajramaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY