BEFASIA E MADHE/ Vëllai i Edi Ramës merr postin e rëndësishëm

BEFASIA E MADHE/ Vëllai i Edi Ramës merr postin e rëndësishëm

1174
0
Shares

Është përfolur gjithmonë për një lidhje të ngushtë mes presidentit të Partizanit, Gaz Demi dhe vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.
Shumë herë ky i fundit është parë në krah të Gaz Demit në stadium gjatë ndeshjeve të rëndësishme. Por duket se Olsi Rama nuk do të jetë vetëm një dashamirës i klubit të futbollit Partizani, ai pritet të jetë edhe pjesëtar i strukturës së këtij kubli.
Gazetari sportive Fatjon Shehu, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH ka thënë se Olsi Rama do të jetë drejtor i Përgjithshëm i Partizanit.
“Vendimi për të larguar trajnerin Iuliano është marrë nga Moxhi dhe po ashtu riemërimi i Sulejman Starovës në krye të pankinës është po vendim i Moxhit, i cili po bën ndryshime. Nga informacionet që kam, drejtori i Partizanit ka nisur një bashkëpunim edhe me një ish-sportist. Bëhet fjalë për Olsi Ramën, i njohur si dashamirës i klubit. Do të jetë drejtor i përgjithshëm. Moxhi po kërkon një riformatim të klubit dhe një bashkëpunim sa më të gjerë”, u shpreh Fation Shehu.
Ky vendim mësohet se është marrë nga Luçiano Moxhi, i cili pas largimit të Iulianos dhe dëshimit në fazën e parë të “demave” pritet të bëjë një revolucion në janar, jo vetëm te futbollistët, por edhe në strukturën e klubit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY