Nuk keni parë gjë akoma – Nga 1 janari sërish rritje dhe...

Nuk keni parë gjë akoma – Nga 1 janari sërish rritje dhe taksa të reja

255
0
Shares

Qeveria do të bëjë një ligj të ri cili e shtrin taksimin progresiv jo vetëm mbi pagat, siç është aktualisht, por mbi të gjitha llojet e të ardhurave.
“Do të përfshijë të ardhurat e integruara në bazë të taksueshme, jo si tani të fragmentuara. Çdo e ardhur do të përllogaritet si një e tërë në periudhë tatimore dhe do t’i vendoset sipër norma”, deklaron ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Aktualisht qeveria takson në mënyrë progresive vetëm pagat, ndërsa të ardhurat e tjera si qiraja apo e drejta e autorit taksohen me normë fikse 15 për qind. Kjo do të ndryshojë dhe sipas skemës së re të gjitha të ardhurat do të bashkohen në një bazë të vetme, mbi të cilën pastaj zbatohet taksa progresive 0-13, ose 23 për qind në varësi të nivelit të të ardhurave.
Por cili është efekti i kësaj lëvizje? Shtrirja e taksës tek të gjitha burimet e të ardhurave rrit bazën e taksueshme. Nëse aktualisht një individ ka një pagë 130 mijë lekë në muaj, e cila taksohet progresivisht dhe një të ardhur nga qiraja 50 mijë lekë në muaj, ai paguan në total 17 mijë e 500 lekë taksa.
Por nëse taksa progresive shtrihet si tek rroga ashtu dhe të ardhurat nga qira, me normat aktuale të taksimit ai do të paguajë 21 mijë e 500 lekë në muaj. Pra 4 mijë lekë më shumë.
Masa se si ndryshon taksa, varet nga niveli i të ardhurave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY