Policia sekuestron 39 kg drogë në Sarandë e Vlorë, arreston 6 persona

Policia sekuestron 39 kg drogë në Sarandë e Vlorë, arreston 6 persona

153
0
Shares

Në një operacion antidrogë të Policisë së Vlorës, janë sekuestruar në total 39 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në qytetin e Vlorës dhe Sarandës. Gjithashtu uniformat blu kanë vënë në pranga 6 persona dhekanë shpallur në kërkim një tjetër.
Njoftimi i policisë:
Policia e Vlorës në vijim të punës së saj për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të veprimtarive të ndryshme kriminale si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre ka ushtruar disa kontrolle ndaj shtetasve të ndryshëm e në banesat e tyre për të cilët ka patur informacion se ushtronin aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
I. Ditën e djeshme, në vijim të procedimit penal nr.1322, viti 2017 që ndiqej me metoda speciale të hetimit, specialistët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: Erjon Danaj, 33 vjeç, banues në Kotë; gjatë kontrollit që është ushtruar në banesë, në oborr i janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë sintetikë, të dyshuar me lëndë narkotike Cannabis Sativa, në total 9.7 kg.
II. Në Sarandë, specialistët e Seksionit kundër trafiqeve dhe narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:
1. Mustafa Idrisllari, 56 vjeç, banues në Vrinë; pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 22 kg Cannabis Sativa. Ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë gjatë kontrollit në banesë.
2. Feti Idrisllari, 59 vjeç, banues në Vrinë, (ka kundërshtuar punonjësit e policisë);
3. Asllan Pashaj, 57 vjeç, banues në Vrinë; gjatë kontrollit të ushtruar i janë sekuestruar 3.7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si edhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
4. Fiqirije Pashaj, 54 vjeçe, banuese në Vrinë, (kundërshtoi punonjësit e policisë si edhe ka favorizuar shtetasin e shoqëruar të largohet prej mjetit të policisë);
5. Kosta Pashaj, 26 vjeç, banues në Vrinë; gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur e sekuestruar 3.4 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si edhe dyshohet se i ka marrë me dhunë 30.000 mijë lekë shtetasit F.M.
6. Policia Sarandë ka shpallur në kërkim shtetasin E.I., 26 vjeç, pasi në banesën ku jeton me babain, shtetasin Mustafa Idrisllari, i janë sekuestruar 22 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Ai po ashtu në bashkëpunim me shtetasin Kosta Pashaj i kanë marrë me dhunë 30.000 lekë shtetasit F.M.
Shtetasi E.I u shoqërua prej shërbimeve të policisë, por ka mundur të largohet i prangosur nga mjeti i policisë, me ndihmën e disa banorëve. Policia e Vlorës dhe Sarandës po vijojnë punën intesivisht për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kanë nisur verifikimet për punonjësit e policisë, që me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë sjellë pasojë, largimin e 26-vjeçarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY