KOMISIONI I SIGURISË/ SHISH kërkon më shumë fonde nga qeveria, ka replika...

KOMISIONI I SIGURISË/ SHISH kërkon më shumë fonde nga qeveria, ka replika Felaj-Stërkaj

243
0
Shares

Paraditen e sotme është mbledhur Komisioni i Sigurisë për të diskutuar buxhetin për SHISH. Drejtori ekonomik i SHISH, Ylvi Aga kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar. “Mund të dalin informacione të klasifikuara”, tha Aga në fillim të mbledhjes. Në Komision është zhvilluar një debat midis anëtarëve, ku drejtori Aga ka kërkuar më shumë fonde për godina dhe shpenzime nga ana e qeverisë. Të gjendur në kushtet, kur SHISH nuk ka pranuar buxhetin 1.5 miliardë lekë të propozuar nga qeveria, anëtarët e Komisionit të Sigurisë kanë votuar pro rishikimit të buxhetit për këtë institucion. Shërbimi Informativ i Shtetit ka arritur të sigurojë kështu një rritje prej 5.2% të buxhetit të vetë për vitin 2018.

Debati:

Ylvi Aga: Qeveria ka parashikuar qe nga kerkesa qe ne kemi bere per kete vit te jap me pak fonde.
Ervin Salianji: Drejtor kam nje pyetje per ju. A mund ta realizoni punen tuaj ne kushte kur jua pergjysmojne fondet? Ne kushtet ku jemi,mendoj se institucioni i SHISH, duhet te marre jo vetem fondet e kerkuara, por edhe shtese ne gjendjen ne te cilen ndodhet vendi.
Ermonela Felaj: Z.Salianji kerko fjalen perpara se te nderhysh.
Sterkaj kerkon te marre fjalen, por Felaj e ndalon.
Paulin Sterkaj: Mos na u sill si mesuese ne Komision se nuk je mesuesja jone. Na je bere si Baba Taku ketu. Edhe une mendoj qe per te ardhmen e femijeve tane duhet te heqim nese eshte e nevojshme edhe heqja e fondeve per ndonje institucion tjeter, perballe te ardhmes se femijeve tane. SHISH eshte nje institucion shume i tendesishem per sigurine kombetar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY