REFORMA E UJIT/ Çudit Rama: Do t’i mbyllim shqiptarëve edhe puset e...

REFORMA E UJIT/ Çudit Rama: Do t’i mbyllim shqiptarëve edhe puset e ujit në shtëpitë e tyre

612
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot prefektët, kryebashkiakët, drejtuesit e sektorit në një konferencë ku ka njoftuar nisjen e reformës së ujit të pijshëm. Rama i ka drejtuar një thirrje qytetarëve shqiptarë që të lidhin kontrata për ujin brenda 90 ditëve, pasi në shkurt qeveria do të nisë kontrollet dhe ndëshkimet e ashpra për ata që nuk zbatojnë ligjin. Por ajo që përbën habi në fjalën e kryeministrit, është pjesa kur deklaroi se do të ndalojë shqiptarët të konsumojnë ujë nga 25 mijë puset që qytetarët kanë hapur në oborret e shtëpisë së tyre. Në këtë rast, duke marrë parasysh faktin se një pjesë e madhe e qyteteve të Shqipërisë kanë vështirësi në plotëosimin e nevojave për ujë, duke u furnizuar vetëm pak orë në ditë, mbyllja e puseve si një alternativë e shqiptarëve për të pasur ujë në shtëpitë e tyre është një masë e paprecedentë e ndërmarrë nga qeveria shqiptare. “Thirrje publike për konsumatorët që furnizohen me ujë, që të vetërregullojnë situatën dhe lidhin kontratat brenda 90 ditëve. Njëkohësisht do të nisë prerja e lidhjeve të paligjshme pa penalizime në këtë periudhë tranzitore, për të vazhduar në shkurt me kontrollin derë më derë dhe penalizimet ligjore për çdo vjedhje të ujit. Në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat e Policisë së Shteti do të fillojmë prerjen e lidhjeve të paligjshme: Për 90 ditë kush kërkon ujë nga sistemi i ujësjellësit, duhet të rregullojë marrëdhënien që të mos penalizohet”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY