RREFIMI/Lorik Cana tregon sëmundjen që vuan: Mjekët më dhanë vetëm një vit…

RREFIMI/Lorik Cana tregon sëmundjen që vuan: Mjekët më dhanë vetëm një vit…

430
0
Shares

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, në një emision special për jetën e tij në emisionin “Exclusive”, ka folur për karrierën e tij dhe për momentin që i thanë se duhej të linte futbollin.

Cana tha se lajmi se duhet të linte futbollin i erdhi ditën, kur gjykata e KAS dha vendimin për fitoren e Shqipërisë në tavolinë, 3-0, ndaj Serbisë.

Ish-mbrojtësi tha se mjekët i dhanë vetëm një vit kohë që të luante, pasi ndryshe do t’i rrezikohej jeta.

Problemet me shëndetin:

Kisha disa vite që kisha çrregullime të ritmit të zemrës, aritmia. Bëra teste më të thella dhe më thanë se gjendja është më serioze se sa ka qenë. Për mua ishte si një rrufe, pasi mora e lajmin në ditën që morëm vendimin e KAS-it për ngjarjet e Beogradit.

Mora një lajm të gëzueshëm për kualifikimin, dhe në anën tjetër mora lajmin se nuk mund të luaja më. Takova specialistë të ndryshëm, të cilët më thanë se ishin të gjithë dakord që ta mbyllja me futbollin.

Bashkëshortja ishte shtatzënë. Mjekët më dhanë dhe një vit, duke pasur teste të vazhdueshme për të vazhduar që të luaja edhe në Europian.

Problemet kanë filluar kur isha pjesë e Sunderland. Isha shumë mirë pasi kisha bërë teste të vazhdueshme. Kjo më ka ndodhur gjatë një ftohje. Kam një ilaç të vogël për ta pirë çdo mbrëmje.

Jeta në Shqipëri:

Po jetoj në një vend që jam në qendër të vëmendjes. Njerëzit kanë akoma dashuri për mua dhe ma tregojnë këtë gjë në rrugë dhe kudo që ndodhem. Jam gjatë gjithë kohës në kontakte me njerëzit.

Jeta pas futbollit:

Nuk jam nga ata që e dija që kur e mbylla karrierën së luajturi se do të bëhem trajner. Kam në plan që në sezonin e ardhshëm të angazhohem si drejtues në ndonjë klub të huaj. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që nuk do të vazhdoj që të kontribuojë në vendin tim.

Në botën e sportit kemi shumë pak njerëz që kanë arritur në nivele të larta. Për trajner është Besnik Hasi, ndërkohë që në rol drejtues ka bërë famë Igli. Ai është jo vetëm drejtor, por edhe i suksesshëm. Kjo na bën mirë të gjithëve, pasi logoja e Shqipërisë ekziston shumë pak në të gjithë botën. Është një shembull për t’u ndjekur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY