Rama në përpjekje për të humbur gjurmët, themelon task forcën e policisë,...

Rama në përpjekje për të humbur gjurmët, themelon task forcën e policisë, ja ku ndahet me ambasadorin Lu

253
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, në momentet më të vështura të qeverisjes së tij ka lajëmruar një strukturë të re të policisë në përpjekje për të zhvendosur veten në krah të forcave kundër krimit të organizuar.

Gjatë komunikimit javor në ‘Facebook’ ai njoftoi se nesër qeveria do të miratojë Task-Forcë speciale në Policinë e Shtetit, që do të emërohet ‘forca e ligjit’ që do të jetë një veprimtari sekrete ku do të godasë strukturat kriminale.

“Nesër do miratojmë Task Forcën speciale në Policisë e Shtetit. Kjo strukturë e re do marrë përsipër operacionin me afatgjatë kundër krimit të organizuar. Një pjesë e këtij plani të emëruar ‘forca e ligjit’ do të jetë sekret dhe nuk do të ndahet me askënd, vetëm me agjencitë kombëtare dhe ndërkombëtare. Natyrisht nuk do jetë sekret misioni i operacionit që është punuar prej 3 muajsh. Ky operacion do jetë një orë e të vërtetës për marrëdhëniet mes krimit dhe politikës.”, tha ai.

Ndërsa në vijim ai tha se agjentët e FBI-së do të vijnë këtë javë në Shqipëri.

“Më mbush me optimizëm edhe përfshirja e agjentëve të FBI. Drejtori i FBI dhe të dërguarit e tij vijnë këtë javë në Shqipëri. Me ambasadorin amerikan Lu nuk jam dakord me gjithçka çfarë thotë, por jam dakord me gjithçka që bën për Shqipërinë. Gjithashtu përshëndes të gjithë miqtë që na mbështetin në këtë fazë të dytë për të bërë shtet. Po punojmë që në këtë operacion të na bashkohen edhe ekspertë të tjerë të huaj. Do luftojmë me krimin e organizuar dhe për tia kthyer popullit paratë e përfituara me anë të krimit. Do marrim kontrollin e burgjeve ku deri më sot ka bërë çfarë ka dashur tepsia”, nënvizoi Rama.

Në komunikimin e tij javor, që këtë herë e bëri nga Vlora, qark në të cilin ai është zgjedhur deputet, Rama bëri paralajmërime të ashpra, ndërsa përmendi disa herë fjalën ‘luftë’, duke nisur nga lufta kundër krimit, për ta mbyllur me luftën patriotike.

Kryeministri Rama po bën të gjitha përpjekjet për të mbajtur sadopak në dritë reputacionin e rënë përtokë të qeverisë së tij pas përgjimeve për ish-ministrin e Brendshëm dhe faktet të reja që dolën këto ditë në lidhje me përfshirjen e numrit dy të qeverisë së parë Rama në trafikun e narkotikëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY