Kreu i vëzhguesve të OSBE/ODIHR: Asnjë hap i ndërmarrë nga Prokuroria për...

Kreu i vëzhguesve të OSBE/ODIHR: Asnjë hap i ndërmarrë nga Prokuroria për 100 denoncimet për shitblerje vote

151
0
Shares

Kreu i vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it , Peter Tejler, ka ngritur shqetësimin se Prokuoria nuk po ndërmerr asnjë hap konkret për 100 rastet e shitblerjes së votës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, që i janë referuar prej kohësh organit të akuzës. Tejler në një intervistë për Klan Plus tha se për rastet e denoncuara ende nuk ka ndonjë informacion. “Ne nuk mund të parashikojmë çdo të bëhet, ky duhet të jetë një proçes legal i gjykimit a janë ata njerëz të pafajshëm apo fajtorë, ndërsa për masën e dënimit të tyre kjo bazohet në ligjet tuaja”, u shpreh ai.

A konstatuat ju raste denoncimi të blerjes së votave? 

Ne kemi konstatuar rreth 400 raste të denoncuara në policinë shqiptare për dhënie parash në këmbim të votës nga të cilat vetëm 100 u janë referuar tashmë prokurorëve. Ne na shqeteson fakti se çfare po bëjnë prokurorët aktualisht me këto denoncime, por më tej ne nuk kemi ç’të bëjmë me procesin gjyqësor.

A duhet të shkojnë këta njerëz në burg?

Ne nuk mund të parashikojmë çdo të bëhet, ky duhet të jetë një proces legal i gjykimit a janë ata njerëz të pafajshëm apo fajtorë, ndërsa për masën e dënimit të tyre kjo bazohet në ligjet tuaja.

A kanë ndikuar këto raste sipas jush në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?

Ne mund t’u vëmë në dukje se realisht nuk ka patur asnjë protestë ndaj rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, asnjë kontestim as nga votuesit as nga partitë. E rëndësishme është që votuesit, partitë politike në momentet kur numëroheshin votat, kur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve deklaroi zyrtarisht rezultatin, askush nuk tha unë nuk e pranoj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY