ZYRTARE/ Ikën Iuliano, në stolin e Partizanit rikthehet Starova

ZYRTARE/ Ikën Iuliano, në stolin e Partizanit rikthehet Starova

148
0
Shares

Rezultatet e dobëta dhe humbja e papritur me Kamzën kanë vulosur shkarkimin e trajnerit italian të Partizanit, Mark Iuliano. Në një njoftim për mediat drejtuesit e Partizanit bëjnë me dije se do të ndërpresin marrëveshjen me teknikun dhe zëvendësin e tij Aleksandro Dosena. Stoli i “Demave të Kuq” nga e marta e 7 nëntorit do t’i besohet një njohje të vjetër, si Sulejman Starova.

NJOFTIM PER MEDIAT:

Klubi Partizani komunikon se ka ndërprerë me marrëveshje, bashkëpunimin me trajnerin Mark Iuliano dhe zv. trajnerin Alexandro Dossena. Sulejman Starova do të jetë trajneri i ri në vijim të këtij sezoni futbollistik, duke filluar nga e marta e 7 Nëntorit , ditë kur skuadra në orën 11:30 do të rinisë përgatitjet. Klubi falenderon trajnerët Mark Iuliano dhe Alexandro Dossena për punën e zhvilluar deri tani në skuadër, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY