Policia zbardh pasuritë e familjeve Çapja dhe Çelaj që kontrollojnë Elbasanin

Policia zbardh pasuritë e familjeve Çapja dhe Çelaj që kontrollojnë Elbasanin

521
0
Shares

Prokuroria e Elbasanit ditën e djeshme njoftoi nisjen e hetimit të pasurisë për 67 persona, ku bëjnë pjesë edhe individë nga dy familjet e njohura, Çapja dhe Çelaj. Ndërkohë, Prokuroria për Krimet e rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të nisë verifikimin në detaje të pasurisë së dy familjeve shumë të përfolura në Elbasan për rekorde kriminale. Në një denoncim që është bërë në Policinë dhe Prokurorinë e Elbasanit, të dyja këto institucione e kanë referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda materialet dhe në këtë dokument, përmenden vila, hotele, biznese, lokale dhe shumë pasuri të patundshme të tjera, që dyshohet se u përkasin këtyre familjeve. Në verifikim kanë kaluar pasuritë e Petrit Çelës, ku përfshihen Tregu Agro-Ushqimor, shtëpi, vila dhe dyqane në qytetin e Elbasanit.
Sipas dokumentit që publikon Report TV, fisi Çapja ka në pronësi disa biznese, ku përfshihet: Kompleksi Univers në Elbasan, i cili është në pronësi të Ermira Çapia, Garden Hotel në Xibrakë në pronësi të Erion Mihallait.
Gjithashtu po hetohen disa apartamente në Elbasan që mendohet se janë në pronësi të Florenc Çapjas, si dhe lokale në pronësi të Bledar Muçës. Në hetim janë edhe disa vila dhe makina luksoze në emër të Enver e Fejzullah Çapjas si dhe Ambri Sinakollit.
Pasuritë e fisit Çapja:
Kompleksi Univers
Hotel Garden
Pronat e Florenc Çapja
Lokalet e Bledar Muçës
Vila të Fejzullah Çapja
Makina luksoze të Enver Çapja
Prona të Ambri Sinakkolit
Prona të Vladimir Çapja
Prona të Erion Çapja
Prona të Sajmir Serjanit
Pasuritë e familjes Çela:
Tregu Agro-Ushqimor
Shtëpi
Vila
Dyqane

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY