Policia e Shkodrës gjen shtëpinë e kanabisit, 2 në pranga

Policia e Shkodrës gjen shtëpinë e kanabisit, 2 në pranga

122
0
Shares

Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë dy persona gjatë një operacioni kundër drogës në Pult.

Ata janë Pjeter Çakaj, 54 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i cili akuzohet për veprat penale ”Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“ si dhe Mirash Mali, 51 vjeç, banues në fshatin Xhan, Njësia Administrative Pult, Shkodër, për veprën penale ”Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrrolleve të ushtruara në banesën e shtetasit Pjeter Çakaj, në vendin e quajtur Alavana, fshati Xhan, Njësia Administrative Pult, Shkodër, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, dhe një armë zjarri tip pushkë 20-she, me një krëhër me 20 fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrrolleve të ushtruara në afërsi të banesës së shtetasit Mirash Mali, në vendin e quajtur Tebreg, fshati Xhan, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 81 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY